“A e di çfarë ke bërë ti? - Pse du unë me ja bo vetes...” Zbardhet përgjimi i të arrestuarve në QSUT

preview_player
Показать описание
#oranews #qsut

“Ora news” siguron dosjen e mjekut dhe teknikut të imazherisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të cilët u arrestuan një ditë më parë me akuzën e korrupsionit.

Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku dyshohet se kryenin skanera pa radhë kundrejt shpërblimit në Qendrën Spitalore Universitare.

Transkiptimi

Në procesverbalin e transkiptimit të bisedës ambientale te zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë në datën 2 shkurt ora 12.45 mes shtetasve Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku rezulton se ata flasin për ngjarjen në fjalë duke akuzaur një person të tretë për padinë ndaj tyre.

Astriti i thotë Nazmiut: A e di çfarë ke bërë ti?

Nazmiu i thotë: Kam pushkatu veten, të kam pushkatu dhe ty.

Astriti i thotë: Ne sikur t’ja bëjmë vetes është tjetër histori, por me ja bë shokut....

Nazmiu i thotë: Pse du unë me ja bo vetes... erdhi ai p... i nanës që e pat bo para dy javësh dhe sa e boni tha e i thashë... Paska qenë njeri i pabesë or burrë.

Astriti i thotë: Kjo është shoqëria mor burrë, kjo është me vra veten, me u var në litar, nuk ke ç’i bo o Naz.

Nazmiu i thotë: Më thoshte hajde me mu, me vra veten.

Astriti i thotë: As me fol nuk fol dot ma

Nazmiu i përgjigjet: Se mos ketë ndonjë djall këtë, mos fol, muti i samës erdh tek unë dhe më tha hajde merre një kafe, po lene thashë unë. Po çfarë plehre paska qenë.

Astriti i thotë: Po lene, atë punë kanë ato!

Follow Televizionin Ora News

Рекомендации по теме
join shbcf.ru