Top News - Blindohet kryeministria!/ RENEA, FNSH dhe policia 1500 forca në terren

preview_player
Показать описание
Protesta e opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pas përmendjes së emrit të kryeministrit Edi Rama në çështjen McGonigal, ka cuar në blindimin e kryeministrisë.

Dera e godinës së qeverisë është blinduar me veshje metalike. Po ashtu një numër i madh I forcave efektive kanë rrethuar ndërtesën në përgatitje të tensioneve të mundshme. Kamera shtesë vendosur në cdo cep të ndërtesës, ndërkohë që shtyllat e bulevardit janë lyer me graso.

Nëse në tubimet e mëparshme kryefjalë kundër Qeverisë ka qenë keqmenaxhimi i taksave të qytetarëve dhe varfëria, këtë herë kauza ka ardhur nga përtej Atlantikut dhe protesta sipas opozitës është tërësisht politike.

Për organizimin e protestës është njoftuar edhe Policia e Shtetit, e cila ka marrë masat për mbarëvajtjen e saj dhe bllokimin e disa rrugëve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Proteste#PD#TopChannelNews
Рекомендации по теме