filmov
tv
Këshilltarët demokratë të njësisë 5 denoncojnë manipulimet e PS në zgjedhje - (19 Shtator 2005)

Показать описание
Lajme arkiva 2005
Mbi 3 mijë votues janë lënë jashtë listave në zgjedhjet e 3 korrikut në zonat elektorale 35 dhe 42 të njësisë bashkiake numër 5 në kryeqytet. Ky fakt është denoncuar nga këshilltarët demokrat në mbledhjen e radhës së këshillit të kësaj njësie. Demokratët bëjnë përgjegjëse kryetaren Jeta Seitaj ndërsa e kanë ngritur si problem që përpara zgjedhjeve të 3 korrikut.
Gëzim Osmani: “Në dy zonat elektorale edhe 35 edhe 42 numri i votuesve duke bërë vetëm me sondazhin që kemi bërë ne në 3 qendra janë 250 votues, po në 37 qendra të zonës 35 dhe në 17 qendra të zonës 42. Pra del numri i votuesve që nuk ka votuar në këto dy zona elektorale mbi 3 mijë votues dhe për këtë ne kemi bindje të plotë me fakte që të dy mandatet e deputetëve socialist Ermelinda Meksi dhe Musa Ulqini janë falur nga Bashkia, nga minibashkia nëpërmjet listave dhe nuk e ka marrë votën e votuesve.”
Në këto dy zona kanë fituar me rezultat të ngushtë socialistët Musa Ulqini dhe Ermelinda Meksi ndaj Neritan Sejaminit dhe Apollon Baçes së Partisë Demokratik. Ky i fundit mendon se ky denoncim do të shërbejë për të korrigjuar listat për zgjedhjet e ardhshme.
Gazetare: Mimoza Koçiu
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!