Sa vlerë na ka pasaporta? Shqipëria renditet e 83-ta, në listën me 199 shtete të botës

preview_player
Показать описание
Në një listë me 199 vende, pasaporta shqiptare, sa i përket vlerës së saj dhe lehtësisë për lëvizje në botë, është renditur pothuajse në mes të listës. Sipas një studimi të "Nomad Capitalist", pasaporta shqiptare renditet në vendin e 83-të, duke lënë pas nga rajoni vetëm Bosnjen dhe shtetin më të ri të Evropës, Kosovën. Pasaporta shqiptare i mundëson atij që e posedon, udhëtim të lirë pa viza në 98 shtete, duke lënë pas Kosovën, qytetarët e të cilës mund të udhëtojnë pa vizë vetëm në 38 shtete. Në 43 vendet e para të renditjes, 33 janë evropiane. Ajo që bie në sy, është se Amerika nuk është as në listën e 20 vendeve të para, vend ky që në fakt preferohet shumë nga shqiptarët. Vitin e shkuar, më shumë se 5400 njerëz hoqën dorë nga nënshtetësia e tyre amerikane, duke vendosur një rekord të ri vjetor. Në krye të listës është Suedia, pasuar nga disa shtete të tjera evropiane. Një pasaportë suedeze të lejon që të udhëtosh pa viza në 176 vende dhe territore, një më pak se Gjermania. Kur vjen fjala tek pasaportat më të dëshirueshme, Amerika është në vendin e 35-të, së bashku me Slloveninë, pasaportat e të cilave mundësojnë udhëtime pa vizë në 174 vende.
------------------------------------------
IN Tv Albania

Follow us:

Offcial website:
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Amerika thote se na don neve, ne jemi aletate me besuar te amerikes pa interes biles, dhe amerika neve shqiptareve sna heq vizat, jua heq vizat grekeve italianeve shtetetve tjera qe si duan, ndersa neve na len menjane, nese amerika eshte sic thote miku jon i vertet te na heqi vizat se populli jone eshte popull puntor i dashur, ka nevoje per pune jo per politike lloqe fjale boshe.

seranodefranco
Автор

Une me pasaporte shqiptare kam levizur ne shume vende t europes edhe ne latino amerike kam vajtur asnihere skam pas problem

lostsoul
Автор

TV, QEVERIA, GENJEJNE, MOS I BESONI, ATYRE,

bardhideman
Автор

Pasaporta e shipnis ma sofistikur se asnje tjeter, por e pranuar nga kerkush.

papipeposhi