Top News-Vuçiç, takim urgjent me serbët e Kosovës/Kërkesa Serbisë pasi bisedimet me Kurtin dështuan

preview_player
Показать описание
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic u drejtoi një kërkesë nga përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë pas dështimit të biedimeve me Albin Kurtin në Bruksel, duke u thënë se ata duhet të ruajnë paqen dhe stabilitetin.

Vuçiq u takua me urgjencë përfaqësuesit serbë mëngjesin e së martës pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shtyu zbatimin e fazës së dytë të vendimit për targat ilegale serbe me 48 orë.

Ai deklaron në një postim në llogarinë e tij në Instagram se Serbia do t’i përgjigjemi arrogancës së Kosovës si njerëz të denjë".

“Jam i sigurt se si komb do të tregojmë pjekuri dhe se do të ruajmë vatrat tona”, ka thënë Vuçic në një video të publikuar në profilin e tij në Instagram.
Para shtyrjes së vendimit, Policia e Kosovës planifikonte që vendimi për gjobat të zbatohej duke nisur nga mëngjesi i së martës.

Vucic raportohet se ka insistuar gjatë bisedimeve më Kurtin për targa neutrale në Veri Kosovës por një sërë propozimesh të BE nuk u pranuan nga Kurti dukë bërë që bisedimet të vazhdojnë.

Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë e gjobave nga autoritetet e Kosovës.

Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Vucic#Kerkesa
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Serbet duhet te respektojne shtetin e Kosoves si serbet brenda dhe jashte kosoves Ligji per cdo shtet eshte i barabarte per te gjithe.Kosova shtet i konsoliduar dhe i vendosur per te zbatuar ligjin per te gjithe.

taulanttaragjini
Автор

Po ngjajshem bene propaganden e Srbise Top-Chenefi , si RTS i Srbise
Ngjajshem

hasimrushiti
Автор

është interesant se ky tv. serb e bën propagandës e vuçiçit edhe në gjuhën shqipe.

b.c.