Aksident me vdekje në Tiranë/ Përmbyset makina, humb jetën pasagjeri - Vizion Plus

preview_player
Показать описание
Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në Tiranë, pranë kthesës së Kamzës, ku një person humbi jetën. Një automjet në të cilin udhëtonin dy persona doli nga rruga dhe u përmbys. Për pasojë, Avni Gjuni, i cili ishte pasagjer në mjet, mori plagë të shumta që i shkaktuan vdekjen. I plagosur rëndë mbeti edhe shoferi Agzon Murataj. Ky i fundit është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore. Nga hetimet e para, rezulton se makina me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë humbi kontrollin dhe përplasi edhe një mjet tjetër që ishte para saj. Për pasojë edhe drejtuesi i mjetit tjetër është lënduar dhe ndodhet jashtë rrezikut në qendrën e Traumës. Shkak i aksidentit besohet se u bë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë. Hetuesit gjithashtu nuk përjashtojnë mundësinë e një parakalimi të gabuar, çka ka sjellë përmbysjen e makinës. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Рекомендации по теме