Tv Klan - Rritet sërish çmimi i naftës në RMV

preview_player
Показать описание
#Nafte #RMV

Qytetarët prej sot për thuajse 7% paguajnë çmim më të lartë për një litër karburant në Maqedoninë e Veriut. Pas një kohe të gjatë, çmimi i naftës është më i lartë se i benzinës pa plumb. KRRE-ja pas mesnate bëri publike çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilët po i afrohen shifrës prej 100 Denarë për një litër.
Çmimi i dizelit është rritur për 8.5 Denarë dhe tani kushton 94 Denarë. Benzini është shtrenjtuar për 3.5 Denarë për litër, ku EUROSUPER 95 shitet për 93 Denarë kurse EUROSUPER 98 kushton 95 Denarë për litër.
Me vendimin e ri të KRRE-së është zvogëluar edhe marzha për tregtarët me derivate të naftës. Zvogëlimi i marzhës është 33% ose 1/3 e vlerës së deritanishme.
Nga KRRE-ja sot kanë njoftuar se marzha për tregtarët me derivate të naftës është ulur nga 4.5 në 3 Denarë për shkak se analizat e djeshme kanë treguar se benzina është dashur të shtrenjtohet për 5.5 kurse dizeli madje për 10.5 Denarë për litër.
Kjo masë është e përkohshme kurse tregtarëve do t`u kthehet marzha sapo të miratohen ligjet për uljen e TVSH-së dhe akcizës për derivatet e naftës dhe padyshim kjo do të varet nga lëvizja e çmimeve të naftës në bursat botërore.
Sonte KRRE-ja pritet të ketë vendim të ri. Edhe pse nuk dihet se si do të jetë, megjithatë trendi është në rritje.
Me metodologjinë e re, çmimi i karburanteve do të ndryshohet në nivel ditor. Nëse analizat tregojnë se duhet të ketë rritje apo ulje për 2 Denarë për litër atëherë mbetet në fuqi çmimi i ditës paraprake.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме