Top News - Kosova e Serbia përplasen në Bruksel / Mospajtim për temat që duhet të diskutohen

preview_player
Показать описание
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë qëndruan në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet e deritashme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Varësisht nga përparimet në bisedimet e delegacioneve që udhëhiqen nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, varet nëse do të ketë një takim të nivelit më të lartë politik. Të hënën, shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se u ka dërguar ftesë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për një takim para fundit të vitit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi që është paralajmëruar me presidentin e Serbisë, do të varet edhe nga suksesi i takimeve të negociatorëve në Bruksel. Por, të dyja palët vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për temat që duhet të diskutohen. Kryeministri Kurti tha se tema kryesore duhet të jetë ajo e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës. Serbia ngul këmbë që të diskutohet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk kishin saktësuar se cilat do të ishin temat e bisedimeve, duke theksuar se do të shqyrtohet zbatimi i marrëveshjeve të deritashme dhe rruga përpara në procesin e bisedimeve. Delegacionet u takuan gjatë ditës ndarazi me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, por nuk pati një takim trepalësh. Lajçak shkroi në Tëitter se është takuar me kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre “për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në bisedime. Unë gjithashtu i informova ata për takimin e ministrave të Jashtëm të hënën dhe përsërita pritshmërinë e shteteve anëtare” të BE-së. Është koha për përparim të vërtetë”, shkroi ai, pa dhënë ndonjë hollësi. Të hënën ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, thanë se presin që Prishtina dhe Beogradi të përmbushin marrëveshjet e arritura në bisedime, ndërsa shfaqën shpresën për përkushtim të palëve për të hedhur hapat tjerë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që është kusht për integrimet evropiane të tyre.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Kosova#Serbia#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

BRAVO ALBIN KURTI QASHTU DUET NDERIM RESPEKT RNOFT SHIPNIJA E TNIKE

xhevdetmuliqaj
Автор

ase nuk duhet te mendohet qe te leshohet pe per keta ardhacak karpatesh

tokatilire
Автор

Besimi nuk ka Autorität me bisedue me Serbin

affeaffe