Top Channel/ Qëlloi me armë vëllanë pas sherrit për plazhin privat, arrestohet autori Eduart Kondi

preview_player
Показать описание
Autori i të shtënave me armë sot në Radhimë, Eduart Kondi pas sherrit për plazhin privat është arrestuar.

Dinamika e ngjarjes në Radhimë mesditën e kësaj të hëne është zbardhur.

Dy vëllezër Beniamin Kondi dhe Edison Kondi pronarë të një plazhi privat në zonën e Radhimës janë konfliktuar për administrimin e zonës.

Sipas policisë, konflikti ka degraduar duke nxjerrë armën dhe Beniamini ka shtënë në drejtim të të vëllait të tij Edisonit.

Nga kjo ngjarje e rëndë nuk ka të plagosur, por shkaktoi panik nga ana e pushuesve të cilët preferuan të kalonin ditën në një prej plazheve të Vlorës.

“Qëlloi me armë zjarri dyshohet në drejtim të vëllait të tij, në Radhimë, Policia kap në kohë rekord autorin e dyshuar. Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në plazhin e Radhimës, në drejtim të vëllait të tij, shtetasit B. K., 45 vjeç, ku nuk ka patur persona të lënduar.

Shtetasi E. K, u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj“, sipas policisë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Radhimë#Arrestim#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Tlumt pushka dhe ma shum tkishe shti nta se hasem e ke mos tet ishte dhembs kopili

ztvztv
Автор

Si ma djal a qellohet vllau jot po jo ai po askush prej nje plazh a bahet burg per kta gjana o njerz burgun bane si burrat kur cenohet nderi familjes ne fmij apo gru ma shok per tjera tjesh me i qet e i matun mendim i imi kjo

olitoli
join shbcf.ru