Ditari - Borrell: Kemi marrë përgjigje nga Kosova e Serbia për nismën franko-gjermane

preview_player
Показать описание
Në Tiranë, stacionet televizive “Rtv Ora” dhe “Ora News” kaluan nën administrim shtetëror, pas vendimit të Gjykatës për konfiskimin e pasurive të sipërmarrësit Ylli Ndroqi. Autoritetet kërkuan vazhdimin normal të punës, por gazetarët u shprehën mosbesues se nëse një gjë e tillë mund të ndodhë në këto kushte. Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell njoftoi sot se Bashkimi Evropian ka marrë përgjigje nga Prishtina e Beogradi lidhur me propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me dy vendeve. Ai shprehu besimin se në ketë drejtim do të shënohet përparim. Autoritetet amerikane kanë vënë re një shtim të numrit të llogarive të rreme në rrjetet sociale nga përdorues të huaj e vendas, që po përpiqen të përhapin përçarje ndërsa afrojnë zgjedhjet e 8 nëntorit për Kongresin

🔴 Mos humbisni lajmet më të fundit. Shkarkoni aplikacionin e Zërit të Amerikës në telefon.

Zëri i Amerikës, një burim i besueshëm informacioni. Motoja jonë: “Një shtyp i lirë është jetik.”
Рекомендации по теме