Top Channel/ PS e PD thonë se fituan, komentojnë ndryshe vendimin e komisionit të Venecias

preview_player
Показать описание
Politika e lexoi në mënyra te ndryshme raportin e Komisionit te Venecias për mandatin e Olta Xhackës duke brohoritur fitore. Socialistet reaguan përmes kryetares se Komisionit te Ligjeve Klotilda Bushka.

Komisioni i Venecias shprehet qartë se Parlamenti nuk eshte i detyruar te votoje ne nje menyre te caktuar por eshte vetem ne gjendje te votoje per ceshtje qe jane brenda kompetences se vet. Ky Komision shpreh mendimin se dy vendimet e dhena nga Gjykata Kushtetuese per mandatin e deputetes Xhacka nuk duheshin Kushtezuar nga votimi ne Kuvend i zbatimit te tyre. Me fjale te tjera vendimet e Gjykates Kushtetuese duhet te jene te zbatueshme dhe nuk duhet te diktojne voten.

Në rrjetet sociale, kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi eveidentoi paragrafin 20, 23 dhe 57 që sipas tij rrezojne pretendimet e mazhorances dhe i japin te drejte opozites.
Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare. Qartësisht Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke ritheksuar se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Por, mazhoranca mendon ndryshe.

Koha na dha te drejte. Edhe nje here cmoj te theksoj se ashtu sic nenvizion edhe Komisioni i Venecias Kuveni e njeh detyrueshmerine e zbatimit te vendimeve te Gjykates kushtetuese dhe nuk ka patur dhe nuk ka asnjehere qellim te mos i zbatoje ato, por keto vendime duhet te jene te tilla qe Kuvendi brenda kopentencave kushtetuese ti jete ne gjendje ti zbatoje ato

Gazment Bardhi këmbënguli se ekspertët ndërkombëtar të Këshillit të Europës rrezuan një puç kushtetues.

Komisioni i Venecias i ka dhënë shuplakën më të madhe gjatë këtyre 34 viteve një mazhorance, duke konfirmuar ndërkombëtarisht se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me votë politike është i paprecedentë. Përshëndes me mirënjohje Komisionin e Venecias për opinionin profesional që konfirmon edhe njëherë që qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#PS#PD#TopChannelNews
Рекомендации по теме
visit shbcf.ru