PANAIRI FRANKFURT 2024

preview_player
Показать описание
KOSOVA, PREZENTE NË PANAIRIN
NDËRKOMBËTAR TË LIBRIT NË FRANKFURT

Panairi Ndërkombëtar i Librit në Frankfurt është njëri nga evenimentet kryesore ndërkombëtarë të botës së librit.
Panairi i Librit në Frankfurt ka dekada që është shndërruar në një platformë temash të ndryshmt, tek i cili lënë gjurmë, zhvillimet botërore. Viteve të fundit , Panairi i Librit në Frankfurt, është bërë edhe arenë debatesh politike.
Kosovën në Panairin e sivjemë në Frankfurt , e përfaqësoi Shoqata e Botuesve të Kosovës, me mbështetjen nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
Në Panairin e 76-të,Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt, botimet e reja i ekspozuan rreth 8.000 shtëpi botuese nga 110 vende nga mbarë Bota.
Në praninë e një numri simbolik të dashamirëve të librit, janë prezantuar disa libra : " Si e zbuluam Zvicrën duke ecur...", nga Enver Robeli, nga Sevëme Fetiqi romani, "Sad Nallbani" , pastaj, " Shqiptarët dhe serbet", publicistikë,nga Shyqri Nimani (i ndjerë), "Një zarf i vonuar nga Marburgu", roman nga Dorina Hoxha, dhe veprat poetike, " Rruga ime", nga Haxhi Kraki si dhe "Premtim e Shpresë", nga Bekim Blaku.
Рекомендации по теме