Tv Klan – Sot protesta e pedagogëve, raporton gazetarja Dorina Halili |Lajme-News

preview_player
Показать описание
Pedagogët protestuan sot përpara Universitetit të Arteve në Tiranë duke kërkuar nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre.

Gazetarja e Tv Klan, Dorina Halili, raporton se pedagogët e kanë konsideruar qesharake rritjen me 15% të rrogave nga ana e qeverisë.

-A kanë ndryshuar kërkesat e pedagogëve pas vendimit të qeverisë për rritjen me 15% për pagat e tyre?

Gazetarja Dorina Halili: Kërkesat e pedagogëve mbeten po të njëjtat. Ata janë të vendosur për të kërkuar rritjen e pagave me 30% për këtë vit dhe 20% për vitin që vjen. Vendimi i qeverisë i marr së fundmi për një rritje me 15% të pagave të pedagogëve është kundërshtuar nga ata, në fakt është cilësuar edhe qesharake kjo rritje nga ana e tyre prandaj dhe pedagogët janë të vendosur për të vijuar kështu edhe protestat dhe kërkesat e tyre për rritjen e pagave, jo vetëm për pedagogët por edhe për stafin akademik. Janë rreth 5 mijë personel akademik në të gjithë vendin që kërkojnë kështu rritjen e pagave të mëtejshme. Po ashtu, në këto protesta që kjo është protesta e 3-të e mbajtur nga pedagogët, kërkohet po ashtu rritje e financimeve shtesë për orët suplementare të pedagogëve të Republikës së Shqipërisë. Kërkesat janë të forta, sipas tyre, dhe nuk tërhiqen mbrapa. Këto kanë qenë edhe deklarimet e pedagogëve në këtë protestë pranë Universitetit të Arteve.

-Dorina, ndërkohë duket se pedagogët nuk tërhiqen, por nga ana tjetër edhe qeveria thotë se e dha përgjigjen e saj. Në qoftë se nuk do të ketë një plotësim të kërkesave të tyre, cili është hapi i radhës? Çfarë paralajmërojnë pedagogët?

Gazetarja Dorina Halili: Po, gjatë këtyre ditëve pedagogët i kanë realizuar këto protesta në shenjë paralajmërimi ndaj qeverisë, pasi edhe në vendimin e fundit ata u shprehën të bindur se do të vijonin protestat. Ndërkohë, ditën e sotme në fund të kësaj proteste do të vendosin pedagogët nëse do bojkotojnë apo jo vitin e ri akademik, pasi pikërisht ky ka qenë edhe paralajmërimi i pedagogëve. Nga ajo që ne kemi marrë informacion gjatë ditës së sotme, është deklaruar se do të ketë një bojkot të vitit të ri akademik, pedagogët do të jenë prezent në fakultete, por nuk do të zhvillojnë orët mësimore. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të jepet pikërisht ditën e sotme në përmbyllje të kësaj proteste, e cila ende po vijon pranë Universitetit të Arteve.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме