Shpërthen gazetarja, Bezat: Shefi i linte policët në patrullim, bënte taksistin e trafikantit

preview_player
Показать описание
Flakët e ndezura nga 2 shtetasit ukrainas në mesin e muajit gusht, duke fundosur anijen e mbushur me kanabis të nisur nga Lugina e Patokut, kanë djegur pak ditë më parë shefin e Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj. Përmes një aksioni të inisciaur nga SPAK, efektivët e Policisë së Shtetit vunë në pranga kolegun e tyre në krye të Policisë së Laçit si të përfshirë në trafikun e drogës. Në përgjimet e kryera nga organizata partnere është zbardhur edhe roli që Dritan Metaj kishte në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe. Edhe pse ishte numri 1 i komisaritit të Laçit dhe do të duhej të jepte urdhëra për ndalimin e të inkriminuarve, vetë Metaj rezulton të kishte rolin e transportuesit personal të atij që cilësohet si baron i drogës në këtë grup krimina, Gëzim Çelaj. Sipas përgjimeve të kryera, Metaj dyshohet se lëvizjen e Çelajt dhe dy anëtarëve të tjerë të grupit kriminal, Arben Dalipaj dhe Roland Guzo i bënte personalisht në mënyrë që të mos i kontrollonte njeri apo të mos dyshonin tek ata. Por ky nuk është rasti i parë që një drejtues i lartë policie bashkëpunon apo i shërben grupeve kriminale. Dosja "Metamorfoza 1" nxorri në pah rolin e shefit të operacionales Oltion Bistri dhe prokurorin Xhevahir Lita se si përmes telefonatave dhe sms-ve në aplikacionin Sky EÇ tradhëtonin punën e zyrtarëve dhe efektivëve të Policisë që kishin zgjedhur të punonin ndershmërisht. Të dhënat për përfshirje të të tjerë zyrtarëve në dosjen Metamorfoza 2 ka ngritur dyshimet për të tjera dorëheqje në rradhët e Policisë të cilat duket se pavarësisht kalimit të viteve nuk po mund të vetëpastrohen. Përse bashkëpojnë shefat e Policisë me Krimin? Përse tradhëtohen efektivët e ndershëm? Si mund të ndërpriten lidhjet mes krimit dhe Policisë? A janë kërcënimet apo shumat e majme që i kthen drejtuesit e Policisë në bashkëpunëtotë të anëtarëve të organizave kriminale?

Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë, të mërkurë dhe të enjte, në orën 21.00, në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top"

Autore dhe moderatore: Grida Duma

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

#TopStory#GridaDuma#TopChannel
Рекомендации по теме