Klan News - Diamanti i rrallë blu del në ankand me çmim rekord

preview_player
Показать описание
Është diamanti blu më i madh dhe më i vlefshëm që ka dalë ndonjëherë në ankand dhe është një zbulim i kohëve të fundit. Diamanti “De Beers Cullinan Blue” u zbulua në vitin 2021 në minierën Cullinan të Afrikës së Jugut, një nga burimet e pakta në botë për diamante blu jashtëzakonisht të rrallë.

Zëvendëspresidenti i “Sotheby's”, Frank Everett tha se xhevahiri është i jashtëzakonshëm në shumë nivele. Është i rrallë për shkak të madhësisë mbi 15 karat. Është një blu e gjallë dhe me të vërtetë një nga aspektet më të rralla të tij është forma.

“De Beers Cullinan Blue” do të ofrohet në një ankand të Sotheby's në Hong Kong në Prill dhe vlerësohet mbi 48 milionë Dollarë. Ky është vlerësimi më i lartë ndonjëherë për një diamant blu në ankand, dhe kjo është thjesht për shkak të madhësisë.

Diamantet blu në ankand kanë pasur një histori të admirueshme. “De Beers Cullinan Blue” mban rekordin e ankandit të çmimit për çdo diamant apo gur të çmuar.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Perkete. Jetojn. Mirene. Afrik. Zot. Naruaj.

bardhokbrushtulli
visit shbcf.ru