Rreze Dielli - Qofte frikase nga zonja Albana

preview_player
Показать описание
#rrezedielli #reportTV

Qofte frikase

Për qoftet:
500 gr mish i grirë
150 gr tul buke
1 qepë
2 të bardha veze
1 tufë majdanoz
1 fl kafeje djathë i grirë
Kripë, piper, nenexhik
Gjalpë për kaurdisje

Për salcën frikase:
400 gr qepë
1 fl kafeje uthull e bardhë
1 fl kafeje qumësht
2 të verdha veze
2 lgj gjalpë
Pak miell

Bashkojmë të gjithë përbërësit e qofteve bashkë, e lemë pak brumin të pushojë dhe realizojmë më pas qofte të vogla sa një kokërr gështenjë të cilat i kaurdisim me gjalpë aq sa mos të thahen.

Qepët e grira hollë i vendosim në një tenxhere të marrin një valë, i kullojmë dhe i vendosim sërish në ujë tjetër me uthull dhe kripë (qepët duhet të kenë ujë aq sa të lundrojnë). I lëmë qepët të treten plotësisht. Përziejmë të verdhat e vezëve me qumështin, miellin me pak lëng dhe e shtojmë tek salca e qepëve duke e përzjerë me lëkundjen e tenxheres. Vendosim qoftet në salcën frikase dhe i lëmë të marrin valë për 3 -4 minuta.
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Te lumte me recetat
Po Zotin Jorgo duam te degjojme

lizataqo
join shbcf.ru