filmov
tv
Tv Klan - Ulet me 8 Lekë çmimi i naftës | Lajme News
Показать описание
#Nafte #cmim #shqiperi
Çmimi i naftës u ul sërish këtë të mërkurë. Bordi i Transparencës i ngritur nga qeveria për menaxhimin e situatës së krijuar me karburantet, vendosi se 1 litër naftë do të blihet për 203 lekë për periudhën 16 deri 21 Mars.
Rashela Shehu: Pikat e karburanteve e kanë ndryshuar sërish tabelën e çmimeve pas vendimit të bordit, i cili është i treti brenda javës së fundit. Këtë herë çmimi i naftës u ul me 8 lekë për litër.
Ndërsa çmimi i benzinës është ulur nga 211 lekë që ishte të martën në 206 lekë.
Bordi i Transparencës vendosi gjithashtu të lërë të pandryshuar çmimin e gazit të lëngshëm për automjetet, i cili për ditët në vijim do shitet sërish me 93 lekë për litër. Bordi i transparencës pritet të mblidhet sërish ditën e hënë për të pasqyruar çmimet e reja për konsumatorët në varësi të luhatjes së kostos së tij në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me pakicë është i detyruar të respektojë këtë vendim, në të kundërt organet ligjzbatuese do të aplikojnë gjoba e deri në heqjen e licensës në rast se konsatohet përsëritje e kësaj shkelje.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!