Tv Klan - Ulet me 6 Lekë çmimi i naftës |Lajme - News

preview_player
Показать описание
Ulet me 6 Lekë çmimi i naftës në Shqipëri. Bordi i transparencës ka vendosur që një litër naftë në pikat e karburanteve të blihet me pakicë me 232 lekë nga 238 që ishte më parë.

Ndërsa çmimi i benzinës është ulur me 2 Lekë. Nga 218 Lekë, në pikat e karburanteve një litër benzinë do të tregtohet me 216 Lekë. Bordi i transparencës ka vendosur të mbajë të pandryshuar çmimin e gazit në vend. Një litër gaz do të tregtohet me 81 Lekë.

Kjo ulje e çmimit të karburanteve, sipas bordit vjen për shkak uljes së çmimit në bursa. Në bursën e Teksasit një fuçi naftë e papërpunuar kap vlerën 95 Dollarë. Ndërsa në bursën e lodrës një fuçi naftë është 102 Dollarë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tv Klan

#uletcmimiinaftes
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме