filmov
tv
Shije Shtëpie - Emisioni 30 Mars 2022

Показать описание
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj.Vjollca
Fileto pule mesdhetare
4 feta të holla fileto pule
Vaj ulliri
4 lç pesto xhenoveze
200 gr mozarella
1 domate
Kripë dhe piper i zi
Pastrojmë gjoksin e pulës dhe e presim atë në feta të holla. Në një tigan ngrohim vajin dhe vendosim filetot e pulës për ti skuqur. Pasi skuqim nga njëra anë, i kthejmë dhe në anën e skuqur dhe vendosim nga gjysmë lugë çaji pesto xhenoveze duke e hapur në të gjithë sipërfqen. Mbi pesto vendosim 2 feta djathë mozzarella e mbi djathë vendosim kubikë me domate. I spërkatim me pak kripë dhe piper dhe vendosim kapakun. E lëmë të mbuluar për pak minuta deri sa djathi të shkrijë dhe të mbulojë filetot e pulës, më pas e shërbejmë të ngrohtë.
Kulaç misri me presh dhe djathë
400 gr miell misri
1 pako pluhur pjekës
400 gr presh( 2 presh mesatar)
½ gote vaj
1 lç kripë
½ gote ujë të nxehtë
1 gotë qumësht të ngrohtë
2 vezë
200 gr djathë i bardhë
1 lgj fara susam
Pastrojmë preshin, e presim atë në gjysma horizontalisht e më pas e grijmë hollë dhe e ziejmë deri sa të zbutet. Në një tas bashkojmë miellin e misrit, pluhurin pjekës dhe shtojmë një gotë e gjysmë ujë të nxehtë si dhe një gotë qumësht të ngrohtë. Por nëse brumi është i thatë, shtojmë edhe pak qumëht të ngrohtë deri sa brumi të rrjedhë nga luga. Përziejmë brumin mirë duke shtuar preshët, kripën, vezën dhe vazhdojmë përzierjen. Në fund shtojmë edhe djathin e thërrmuar dhe i përziejmë. Në një tepsi hedhim pak vaj dhe e nxehim atë në furrë dhe shtojmë brumin. E nivelojmë dhe vendosim kulaçin në furrën e parangrohur në temperaturë 200-220 gradë për 30 minuta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!