filmov
tv
Top News- Trump, informacione mbi spiunët e CIA!/FBI zbulon çfarë u gjet në vilën e ish-presidentit

Показать описание
Pasi kontrolloi vilën super luksoze të ish-presidentit Donald Trump në Florida, FBI ngre alarmin se për shkak të dokumenteve të klasifikuara që mori nga Shtëpia e Bardhë, republikani ka vënë në rrezik Identiteti i spiunëve, bashkëpunëtorëve dhe agjentëve të fshehtë të agjensive të inteligjencës amerikane, si FBI CIA pao NSA.
Në disa nga dokumentet e marra nga vila e Trump në Mar-a-Lago kishte edhe këtë lloj informacioni të klasifikuar, i cili është ndër më të ndjeshmit dhe më të mbrojturit nga qeveria.
Asnjë hapësirë në Mar-a-Lago nuk ishte e autorizuar për ruajtje të materialeve të klasifikuara, thuhet në dokumentat e gjykatës, ku paraqiten argumentat e FBI-së për kontrollin e bërë në këtë objekt më herët këtë muaj, dhe ndër të tjera edhe “baza për të besuar se do të gjendet evidencë për pengim të drejtësisë”.
Dokumenti prej 32 faqesh, megjithëse i redaktuar në masë, ofron përshkrimin më të detajuar deri më tani të dokumentave qeveritare që mbaheshin në Mar-a-Lago për një kohë të gjatë pasi ish-Presidenti Trump ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë.
Dokumenti ka të bëjë me një tjetër sasi prej 15 kutish me dokumentacion që Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Dokumentacionit mori nga Mar-a-Lago në muajin janar
Zyrtarët identifikuan në këto kuti 184 dokumenta të klasifikuara, përfshirë 25 dokumenta me klasifikimin tepër sekret.
Agjentët që inspektuan kutitë konstatuan informacion të klasifikuar të ofruar nga burime konfidenciale njerëzore, si dhe informacion në lidhje me Ligjin për Survejimin e Zbulimit të Jashtëm.
ëDokumenti gjithashtu tregon me detaje sasinë e dokumentave konfidenciale qeveritare që mbaheshin në Mar-a-Lago, në vend që të dorëzoheshin në Arkivat Kombëtare.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Trump#CIA#TopChannel

Комментарии