Report TV - Ndalimi i lotove, ende 2685 adresa bastesh online...për pokerin kryeson Tirana

preview_player
Показать описание
Prej 1 janarit 2019 deri dy ditë më parë nga hyrja në fuqi e ligjit që ndalon lojrat e fatit dhe bastet, 70 persona kanë refuzuar ta respektojnë atë duke u penalizuar.

Së bashku me operacionin e koduar “Aplikacioni” Policia e Shtetit ka bërë bilancin ku rezulton se janë identifikuar 2685 adresa online që përoreshin në Shqipëri për bastet.

Për këto adresa policia e shtetit i ka kërkuar institucioneve dhe AKEP të marrin masa për t'i bllokuar dhe të mos i lejojë atyre aksesin për tu përdorur në të gjithë vendin.

7697 kontrolle janë ushtruar në të gjitha qarqet e vendit ku janë gjetur lokale të përshtatur për loto e baste ndërsa janë sekuestruar 25 kompjutera, 5 makineta, 7 televizorë, 12 tavolina pokeri dhe 1100 çipsa.

24 orët e fundit vetëm në qytetin e Tiranës 8 persona janë proceduar penalisht për ushtrim lotosh, fshehje të ardhurash dhe shkelje të së drejtës industriale.

Ndërsa qytetet ku janë evidentuar më shumë shkelje të ligjit për ndalimin e basteve me përhapjen e tavolinave të pokerit janë Tirana me 6 raste, Berati me 2 , Durrësi, Shkodra, Kruja dhe Librazhdi me nga 1.
Рекомендации по теме