Tv Klan - Në protestë edhe studentët e Korçës

preview_player
Показать описание
Studentët e Universitetit të Korçës protestuan këtë të premte kundër rritjes së çmimit të naftës. Ata lanë sallat e mësimit dhe kërkuan ulje të çmimit të naftës teksa thanë se është rritur dyfish kostoja e rrugës për ata që vijnë nga zona të tjera të qarkut.

Të rinjtë marshuan përgjatë bulevardit “Republika” dhe u grumbulluan para korpusit të Universitetit dhe në disa raste bllokuan edhe rrugët.

Studentet kërkuan rimbursim të biletave të transportit, në të kundërt ata do të vazhdojnë të bojkotojnë mësimin. Protesta e studentëve u mbyll paqësisht me një tjetër marshim në zonën Pedonale.

Rreth 70% e studentëve të këtij universiteti ju duhet të udhëtojnë çdo ditë drejt Korçës për të ndjekur mësimin.

Tv Klan

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме