filmov
tv
Klan News - Rama: Brenda 2 javësh nis prodhimi i energjisë nga deti | Lajme News
Показать описание
Brenda dy javëve të para të muajit Gusht, në Portin e Vlorës do të ankorohen dy anijet prodhuese të energjisë. Teksa vizitoi kantierin e Portit të ri të Vlorës, Kryeministri Rama foli edhe për masat që po merren për përballimin e krizës energjetike
“Kjo që ndodh në dy javët e ardhshme me futjen e 110 megavatëve të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj situate emergjence botërore sepse ne kemi arritur në pikën tani që, jo vetëm çmimi i energjisë ka ikur në stratosferë, por ka filluar ajo që e kemi paralajmëruar me kohë, rënia e volumit të mundshëm për t’u blerë. Pra nuk jemi më në kushtet që thjeshtë çmimi është marramendës, por jemi në kushtet që do të jetë shumë e vështirë ta gjejmë, ndërkohë që ne po i marrim masat që Shqipëria të hyjë në një fazë komplet tjetër, duke u bërë sovrane nga pikëpamja energjitike dhe duke u kthyer në ekportues neto, por kemi një fazë këtu tranzicioni që na duhet t’i bashkojmë të gjitha gjërat që janë përgatitur për kaq kohë dhe të krijojmë këtë sinergji.”
Kreu i qeverisë zbuloi edhe bisedën me Princin e Kurorës, me të cilin u takua në Athinë.
“Ashtu sikundër e fundit fare, unë isha edhe në Athinë ku u takova me Princin e Kurorës i cili dhe më ftoi të shkoja atje sepse pati një ndalesë në Athinë, në një vizitë të reduktuar nga emocionet për arsye të tyre objektive, kështu që ndalesa e Shqipërisë u shty për një moment të dytë, sidoqoftë ne u takuam dhe aty u lidh marrëveshja për të sjellë interkonjeksionin nga Arabia Saudite për në Greqi dhe për t’i shitur Greqisë dhe kësaj zone dhe pastaj ata duan të shtrihen më tutje deri në Itali etj etj, energjinë diellore që kanë në plan ta prodhojnë në sasira marramendëse. Kështu që jemi në kushtet goxha pozitive, por ajo që vlen është që do të vijë momenti, dhe do të vijë shpejt momenti në disa vite që ne nuk do të importojmë,ne do të eksportojmë.”
Porti i Ri i Vlorës do jetë një port i integruar ku përveç anijeve të mallrave do të ankorohen anijet e peshkimit apo edhe tragetet e udhëtarëve. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku shpjegoi detajet e projektit
“Ky është një investim prej 59 milionë euro i cili do të të kontribuojë në ndërtimin e 133 vendparkimeve për anijet e peshkimit dhe dy anije sa i përket transporti të qytetarëve dhe dhe 1 anije për transportin e mallrave që do të vendosen në gjithë këtë zonë. Në këtë sipërfaqe 110 mijë m2 do të ketë një sërë projektesh të tjera, është parashikuar të jetë një zonë ekonomike në zhvillim. Këtu do të bëjmë gjithë planin për thellimin e portit duke krijuar kështu të gjitha kushtet dhe komoditetet për operime”, u shpreh ajo.
Balluku shtoi se, veçoria e kësaj kontratë që është e bazuar mbi instrumenti e PPP është se për herë të parë shteti nuk do të bëjë asnjë pagesë deri kur projekti të mbarojë totalisht dhe më pas do fillojnë të paguhet këstet e investimit nga vetë operimet e portit.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Комментарии