Top News- Zhduket avioni me 22 persona në bord/Dyshimet-U rrëzua mes maleve për shkak të shiut

preview_player
Показать описание
Një avion i vogël me 22 persona në bord, që po fluturonte mbi një zonë turistike malore në Nepal, u zhduk papritur nga radarët, duke ngritur në këmbë autoritetet e këtij vendi.
Avioni i Tara Airlines ishte parashikuar të kryente një fluturim 15-minutës në qytetin malor të Jomsomit, dhe u nis nga qyteti turistik Pokhara, 200 kilometra në lindje të Katmandusë. Avioni humbi kontaktet me kullën e kontrollit pak minuta pas nisjes.
Policia tha se zyrtarët e aviacionit nuk kanë asnjë informacion për avionin dhe se kërkimet kanë nisur.
Në bordin e avionit gjendeshin gjashtë shtetas të huaj, përfshirë katër indianë dhe dy gjermanë
Në zonën ku është zhdukur avioni, ditët e fundit ka rënë shi me intensitet, por fluturimet kanë vazhduar normalisht. Avionët në këtë zonë zakonisht fluturojnë përmes maleve dhe më pas aterojnë në një luginë.
Kjo është një zonë mjaft e popullarizuar dhe të huajt ngjisin malet. Por, po ashtu pelegrinët nga India dhe Nepali vizitojnë një tempull që gjendet në këtë pjesë.
Po ashtu, në vitin 2016, avioni i kompanisë Tara Airlines, që po kryente udhëtimin në rrugën e njëjtë, u përplas pak kohë pasi u nis nga aeroporti, duke vrarë të 23 personat që gjendeshin në bord.

Pamje:aFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#TopChannel
Рекомендации по теме
visit shbcf.ru