filmov
tv
Mark Marku heq dore nga mandati i deputetit |Lajme - News

Показать описание
Mark Marku, drejtuesi politik i Qarkut të Lezhës ka vendosur të mos rikthehet si deputet në Parlament si i zgjedhur i demokratëve në 25 Prill, por po ashtu të japë dorëheqjen dhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të selisë blu.
Arsyet e këtij vendimi Marku i jep në një shkrim të botuar në të përditshmen “Panorama”, duke analizuar dhe gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike pas humbjes në zgjedhje dhe përgjegjësitë ia faturon vetëm Lulzim Bashës.
“Është dëshpëruese të vëresh se ngado ta shqyrtosh çështjen, të gjitha aksionet politike të përcaktuara nga lidershipi i PD-së vazhdojnë rutinën e humbësit. Është irrituese të shohësh se këto tre muaj, PD i është përgjigjur maskaradës së madhe me disa minimaskarada të ngjashme, veçse tashmë të zhvendosura nga skena kombëtare në një skenë më të vogël, në atë opozitare”.
Marku që zgjedh ta ndajë në 4 etapa rënien qe po njeh forca që solli demokracinë, në krye vendos mosreagimin ndaj masakrës elektorale duke ju referuar zgjedhjeve të 25 Prillit, e më pas vetë procesit zgjedhor për zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike që e quan një fitore rutinë atë të Lulzim Bashës.
“Lulzim Basha fitoi thjesht për rutinë, pasi në partitë shqiptare ku secili avancon në karrierë politike për shkak të servilizmit ndaj kryetarit, askush nuk mund ta konkurrojë kryetarin, aq më tepër në rastin e PD-së, ku siç rezultoi më vonë, përtej kryetarit ka kryetar më të fuqishëm se kryetari”.
Të tretën në radhë vendos Kuvendin Kombëtar të PD, ku sipas Markut u dëshmua se Lulzim Basha nuk është kryetari real i partisë.
“Duartrokitjet e delegatëve ishin harxhuar në fillim të fillimit, pra, kur në sallë u shfaq kryetari i vërtetë i PD-së, Sali Berisha, i cili kishte zgjedhur këtë moment për t’u treguar të gjithëve se kush kishte qenë kryetari real i PD-së për 8 vitet e shkuara në opozitë dhe se cili do të ishte katër vitet e ardhshme, po në opozitë. Besoj të gjithë tani e kanë kuptuar paradoksin e PD-së në tetë vjet: Basha, kryetar i partisë së Berishës”.
Por Marku lajmëron se nuk do të pranojë të jetë pjesë e etapës së 4 të kësaj force, Këshilli Kombëtar i së cilës është lajmëruar se do të mblidhet në 30 Gusht.
“Nga leximi i kësaj axhende dhe krahasimi i saj me shqetësimet që mendoj unë se duhet të jenë prioritare për aktivitetin e ardhshëm të PD-së, kam krijuar përfundimisht bindjen se unë personalisht dhe PD kemi vektorë gjithnjë e më të kundërt mendimi dhe veprimi. Për këtë arsye kam vendosur të mos marr pjesë në etapën e katërt të një rutine të tillë humbëse. Madje, kam vendosur të mos e marr as mandatin e deputetit”.
Për profesorin e Gazetarisë kjo është për të marrë përgjegjësinë për të gjithë ata qe luftuan që PD të vinte në pushtet, mbështetësit e opozitës në Qarkun e Lezhës e që Marku thotë se ata janë braktisur në fatet e tyre, pasi “lidershipi i PD po errëson gjithnjë e më shumë perspektivën e ardhjes në pushtet”, e kjo për të duhet të jetë një mesazh alarmi.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Комментарии