Top News-Zjarri masiv në Kaliforni/Cilësohet si i dyti më i madh në historinë e shtetit

preview_player
Показать описание
Zjarri masiv i cilI po vijon të djegi mijëra hektarë toke, në Kaliforni të SHBA, është cilësuar si zjarri i dytë më i madh në historinë e shtetit.

Nga burimet e autoriteteve përkatëse u bë me dije se është djegur një sipërfaqe prej më shumë se 187 mijë hektarë tokë.

Zjarri I cili mori nofkën ‘Dixie Fire’ përfshiu pjesën veriperëndimore të Kalifornisë dhe nuk është vënë ende në kontroll, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpjetësi duke shkaktur më shumë dëme materiale.

Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri i Kalifornisë, përmes një deklarate, konfirmoi se zjarri vijon të mbetet aktiv perj 3 javësh me radhë, ndërsa u regjistrua si zjarri i dytë më ii madh në historinëe e shtetit.

Ndër të tjera, në deklaratë u tha se 187 mijë hektarë tokë në rajon u dogjën plotësisht, si dhe shumë ndërtesa, shtëpi e biznese u dëmtuan nga flakët duke u shpallur si të pabanueshme.
Nga ana tjetër, qyteza historike Greenville u shndërrua në hi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Kalifornia#Zjarret#TopChannel
Рекомендации по теме