Deklarata të Ilir Metës dhe Sokol Dervishaj për problemet me procesin zgjedhor-(3 Korrik 2005)

preview_player
Показать описание
Lajme Arkiva 2005

Ilir Meta: “Dua të dënoj me forcë thyerjen e heshtjes zgjedhore nga dy forcat e vjetra politike të cilat tashmë po paraqesin edhe kandidatët e tyre për deputetë në mënyrë të përsëritur me deklarata dhe gjeste teatrale për t’i bindur të gjithë për fitoren e tyre të sigurt, çka është tërësisht në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, është kundërshtim me heshtjen zgjedhore dhe me moralin e procesit të votimit. Pjesëmarrja e lartë në votime deri tani sipas të gjithave të dhënave nuk ka të bëjë fare me dy forcat e vjetra politike, por ka të bëjë me interesin që kanë zgjuar forcat e reja politike për qytetarët shqiptarë. Ndaj unë me këtë rast dëshiroj në këtë kohë që ka mbetur t’i ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët deri tani nuk kanë patur mundësi ose kohë për të votuar që të shfrytëzojnë orën dhe minutat e mbetura për të dhënë dhe ata kontributin e tyre për ndërtimin e një Shqipërie evropiane. Dua të ftoj forcat e Policisë së Shtetit që të veprojnë vetëm në përputhje me ligjin. Të gjithë ata punonjës të policisë apo të Shërbimit Informativ të cilët janë angazhuar në mënyrë të njëanshme gjatë ditë së sotme ne i kemi të evidentuar dhe do të nisim procedimin ndaj tyre duke filluar nga dita e nesërme.”

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
welcome to shbcf.ru