Top News- 'Shefja e SHISH 10 ditë në Beograd' / Flamur Noka-Cili ishte qëllimi i vizitës së Hysenit!

preview_player
Показать описание
Sekretari i Përgjithshëm i PD, njëherazi deputet dhe anëtar i Komsionit të Sigurisë Kombëtare në Parlament, Flamur Noka, I kërkon sqarime Presidentit Bajram Begaj, për një vizitë 10 ditore të shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, në Beograd. Sipas Nokës, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, kërkon informacion rreth motivit të kësaj vizite dhe qëllimin e saj.
“Duke qenë se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, vizita e Kryetares së SHISH, të një vendi anëtar tek një vend jo partner dhe jo anëtar i NATO-s, ka krijuar shqetësim madhor. Kjo për arsye se SHISH përfaqëson një institucion kryesor të Sigurisë Kombëtare. Gjithashtu kjo vizitë rrit misterin dhe ngre shumë pikëpyetje, pasi po zhvillohet në një moment shumë të komplikuar dhe delikat për Kosovën, ku Presidenti serb, Vuçiç po provokon duke trazuar situatën dhe paqen në Kosovë dhe duke rrezikuar stabilitetin në rajon.”
Më tej Noka ka edhe disa pyetje për Presidentin, teksa I jep vetëm 5 ditë kohë për përgjigje.
“Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare kërkoj të informohem rreth motivit të kësaj vizite enigmatike, arsyet dhe qëllimi i saj. A janë informuar institucionet eprore dhe a është marrë miratimi i tyre? A është bërë në konsultim dhe a janë informuar partnerët tanë të NATO-s rreth kësaj vizite?Kërkoj që informacioni të më vihet në dispozicion brenda një afati kohor prej 5 ditësh”.
Kujtojmë se veriu I Kosovës është përfshirë nga protestat e dhunshme prej disa ditësh nga serbët e 4 komunave veriore, duke ngritur shqetësim për një destabilizim të rajonit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#SHISH#Beograd
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Qëllimi vet kuptohet në rrugën e Sali Berishës, Gazi Dedes.

kajagezim
Автор

Shtet i shitur te Serbija dhe Rusija, nato kote e ka me Shtetin e juaje si Venecuela .dhe Kuba,

sinankolloni
Автор

KETA JAN BERISHJANET VETEM SHPIF IN MASKARENJT È SHQIPERIS

bujarhysaj
welcome to shbcf.ru