'Touareg' futet në parakalim, 3 të plagosur në aksin Berat-Dimal

preview_player
Показать описание
#oranews

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 8 nëntor në aksin rrugor Berat-Dimal, në vendin e quajtur Otllak.

Një makinë e tipit "Volswagen Touareag", në përpjekje për të parakaluar është përplasur fuqishëm me një mjet me targa greke.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti me targa greke është goditur me shtyllën dhe kangjellat e rrugës, duke plagosur edhe një kalimtar që ndodhej në anë të rrugës.

Nga aksidenti kanë ngelur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve si dhe këmbësori, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku edhe po marrin ndihmë mjekësore.

Burime nga Spitali Rajonal Berat konfirmojnë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, edhe pse kanë plagë të shumta në trup.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit për të zbardhur shkaqet.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i mjetit Toureag, që drejtohej nga shtetasi Agur Pajo.

Follow Televizionin Ora News

Рекомендации по теме