Nusret Kurtishi - Ja Resulallah

preview_player
Показать описание
Një ilahi nga albumi "Larg Vatanit"

Tekst & Melodi: Kreshnik Avdiu
Audio: Artan Kastrati & Mevlan Kurtishi
Video: Bunjamin Kurtishi

JA RESULALLAH

Të isha kan pran teje veç një herë
E me t'pa veç frym ti qysh po mer
Ato fjalë që i ke lon amanet
kisha dasht prej teje me i ngu vet

Për çdo nat me lot un bëj dua
Ah po du veq n'ëndër ty me t'pa
E me t'vet a je Ti, e mem than
Po vlla vet Muhammedi jam

Ref..
Ja resul ja habiballah
Ja nebij ja hajra halkilah

Ata lotë që rrjedhnin sikur shi
Të isha kan aty vet me ti fshi
Nurin tan unë me shiku me mall
E me puth atë të bekuar ball

Ah te vari yt kur tjap selam
E kuptoj se sa i vogël jam
Me det me det Ja Resulallah
Qysh se pata fatin veq me t'pa

Ref..
Ja Resul ja habiballah
Ja nebij ja hajre halkilah

Ku e di un i mjeri a të takoj
E shefaatin tënd a e meritoj
Mjafton Zotin dëshmitar e kam
Ai e din sa i permalluar jam

Ej i dashtun ej habibi jonë
Lum për shpirtin që për ty loton
Lum ashikët që lotojn për ty
E i kan zemrat për ty plotë dashni

Pejgamberit a.s. filloi t’i rëndohet sëmundja, dhe me ç’rast kërkoi që t’i vizitojë dëshmorët e Uhudit. Pasi e çojnë atje, Pejgamberi a.s qëndroi para varreve të tyre dhe u thotë: “Paqja qoftë mbi ju o dëshmorë të Uhudit. Ju keni vdekur më parë dhe unë në dashtë Zoti do u bashkëngjitëm së shpejti.”

Gjatë kthimit për në shtëpi (Medinë), Pejgamberi a.s. filloi të qajë. Shoqëruesit e pyesin: “Përse qan o i Dërguar i Allahut? Ai u përgjigjet: “Më ka marrë malli për vëllezërit e mi.” Të pranishmit e pyesin:”Po, a nuk jemi ne vëllezërit e tu o Pejgamber i Allahut?! Muhamedi a.s. ua kthen: “Jo. Ju jeni shokët e mi. Vëllezërit e mi janë ata njerëz që do të vijnë më vonë, që do më besojnë, edhe pse nuk më kanë parë.”

Copyright of GALAKTIKA Pictures. All rights reserved
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Allahu ta bëft drit në varr për kët ilahi aq të bukur.

likalika
Автор

E ARRITËM MËNGJESIN E GJITH PASURIJA I TAKON ALLAHUT FALENDERIMI ËSHTË PËR ALLAHUN .O ZOT NA JEP TË MIRAT E KËSAJ DITE DHE TË DITËVE TË TJERA QË E PASOJNË E NA RUAJ NGA DENIMI I ZJARRIT .AMIN

selimmehmeti
Автор

Elhamdulila qe jem musliman...Ya Allah na fal dhe na mundeso ta takojm Muhamedin a.s ne Xhenet 😢😢😢

eminespanca
Автор

Zoti i rujt te gjithve dhe ju falt vllezer elhamdulillah qe jemi mysliman ☝️☝️☝️☝️

hdjsjjdjsj
Автор

Selam Alajkum nga Amerika ma sha Allah ilahi prekse. Allahu te shperbleft qe I Ke shpreh ndjenat me fjalet ma te bukra per Muhammedin A.s.

tiausa
Автор

Elhamdulila qe jemi musliman Inshalla Zoti na lehtson gdo gje nadynja edhe ketdynja se kjo dynja veq lakmitare seskemi tjeter perpos veprave tona neket dynja Allah Ruana ne the popllin tone the gjdo musliman kudo qejan AMIN🙏🙏🙏

altgaming
Автор

Mjafton Zotin deshmitar e kam
Ai e di sa i permalluar jam😥
MashaAllah. ALLAHU t'rujt vlla Nusret☝️

vladimirmuhadri
Автор

ILahi qe të prek ne zemer dhe ne shpirt. Zoti te ruajt o vllau jon nusret per ket ilahi te mire per profetin ton

jusufajvazi
Автор

Allahi ti largoft merzijat e ta lehtsoft gjendjen ishallah te kalojn me lejen e allahit sa ma shpejt

LAdemi-tigh
Автор

Te Lumt Nusret Kurtishi . Per ket ilahi Te Bukur Per Proftin Ton Te Dashur Muhammedin S.A.V.S . Allahu Esht 👆 💖

hyzdrimehmeti
Автор

O nusrit te lumt goja jote vlla hallal te kovt per ket ilahi

lionronaldo
Автор

MashALLAH Allahu te shperbleft me te mira vlla Nusret Kurtishi per keto ilahi te bukura, Elhamdulilah prej Allahut qe na ka fal musliman dhe kerkoj nga ALLAHU qe na jep perfundim te mir.

trimoriasi.
Автор

Elhamdulilah Mashallah allahu shperbeleft vlla Nusert inshallah na bashkone Allahu ne xhënet me bejgaberte Amin

valboneberisha
Автор

Te Lumt Nusret kurtishi - ilahi E Bukur Per Profetin Ton Te Dashur
Muhammedin s.a.v.s . Allahu Esht ☝💜

hyzdrimehmeti
Автор

Allahu ta ruajte ket zë te ëmbel vlla i dashur Nusret.kjo ilahi ta renqeth tëre trupin Allahu na takofte ne xhenet me më te dashurin qe ka pas toka Muhamedin S.A.V.S. inshAllah

jusufajvazi
Автор

ما شاء الله ربي ما اجمل هذا الصوت .
ومازادها جمال انها بدون موسيقى 😊

بنتالدولهالسوريه-عص
Автор

Allahu na bashkoft te gjithve ne Xhennet

fattsyla
Автор

Allahu ta letsoft cdo sprov ose dhimbje qe ke ☺

melssapeqan
Автор

Ma sha Allah, si çdo herë një ilahi e mrekullueshme nga vëlla Nusreti. Çdo fjalë është e tepërt. Selamet qofshin mbi më të dashurin tonë s.a.v.s. ♥️ ☪️ ☝️

iWave.
Автор

Meriton miliona klikime kjo ilahi fantastike vertet nje tekst prefekt nga kreshnik avdiu zoti e shperbleft

shekimulaku
visit shbcf.ru