Free Mc's - Nene qe me rrite (Official Video 4K)

preview_player
Показать описание

Muzika: Baçi Nebiu, G.Llanaj
Teksti: Romir Llanaj
Orkestroi:Bledi Telha
Fisarmonikë: Baçi Nebiu
Klarinetë: Jovan Mino
Video: Cinefocus GT production

Refren(X2)
Do t'i mbledh rrezet e Diellit,
do marr bukurinë e Hënës,
do marr kaltërsinë e qiellit,
do t'ia bëj dhuratë Nënës!

(Strofa 1)
Sa shumë dedikime e sa këngë janë kënduar,
sa vargje janë thurur e sa poezi janë shkruar,
sa shumë frymëzime që nga zemra kanë buruar,
për Ty Nëna ime, dashuri e pashteruar!
Nënë që më rrite je ikonë dhe hyjni,
se përpara teje unë gjithmonë ndiej fëmijë,
Ti je mishërimi i fjalës dhembshuri,
sepse vetëm Nëna e ka mrekullinë në gji!

Lulet e pranverës,
do t'i bëj buqetë,
do t'ia fal unë Nënës,
që më fali jetë!

(refren X2)
Do t'i mbledh rrezet e Diellit,
do marr bukurinë e Hënës,
do marr kaltërsinë e qiellit,
do t'ia bëj dhuratë Nënës!

(strofa 2)
Për Ty Nëna ime unë do këndoj një jetë,
se ti mi ke kënduar ninullat që në djep,
asgjë nuk më kërkove gjithmonë ti vetëm jep,
je dhe do të mbetesh njeriu më i shtrenjtë!
Jetën më dhurove ti je Perëndi dhe Zot,
Nënë fjalë e shenjtë, si Nëna s'ka në botë,
fjala më e ëmbël dhe dora më e ngrohtë,
gjiri që një jetë pikon qumësht edhe lot!

Lulet e pranverës,
do t'i bëj buqetë,
do t'ia fal unë Nënës,
që më fali jetë!

(refren X2)
Do t'i mbledh rrezet e Diellit,
do marr bukurinë e Hënës,
do marr kaltërsinë e qiellit,
do t'ia bëj dhuratë Nënës!
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Kenge shume e bukur.bravo cuna.nena e metiton.ajo eshte qe na jep jeten
sakrifikon.per te na ritur duke harruar edhe veten.bravo.

linditatringa
Автор

Nena eshte vater dashurie qe nuk shteron kurre.Bravo per tekstin qe ja keni kushtuar kesaj miresie hyjnore"Nena"

luizahasa
Автор

Sa e bukur 😍bravo cuna....Per mamin tim q se kam ne jete😢 " je dhe do te mbetesh njeriu me i shtrenjt " ❤

rominas
Автор

Te lumt goja, lum nena qe te ka, jet te gjat paç

mecontrolei
Автор

Me vargjet e kesaj kenge te mrekullueshme i keni ber te gjitha nenat ne bot te jen te lumptura per femjet e tyre.

ardianalala
Автор

Bravo Brabo Bravo nuk gjej fjal tju tregoj sa me pelqeu kjo keng.Jan fjal nga zemra per nenat tona

manjahysenaj
Автор

Resp cuna jeni te mrekullueshem ska ku te vej me bukur se nje keng si kjo per diten e nenes

leonard
Автор

Nuk e besoj se si mund ti jepni mospelqim kesaj kenge ???
Te kendofte zemra o djale!

albanaselim
Автор

Allahu ju ruite dhe bofshit sa mo shum kenge per nenat se Jan te PA zevendesushme hallall brovo cunave

rudixhani
Автор

E ku ka më të shtrenjtë se NËNA... Bravo çuna rrespekte

ediargent
Автор

A moj Nene qe nuk te kam, Per ty Do te jepja Gjithcka, Zoti te morri shume shpejt, por ne zemren time nuk harrohesh kurre.

Nje kenge shume e bukur dhe Speciale.
Ju kendoft shpirti Gjithmon se na kenaqet

anxheloallushaj
Автор

Per nenen time qe ka ditelindjen sot .Ju lumte goja ...asteria....

ΣοφιαΣελ
Автор

A te lumte ajo goje nje kenge e pelqyer nga te gjithe .Kush vlereson nenen eshte njeriu me i lumtur ne bote !!!

annamaria
Автор

Jam bere gjyshe dhe prap per nenen time ngelem gjithmon e vogla e saj cuna ju kendofte zemra

meritacela
Автор

Bravo cuna, , ju kendoft shpirti, , , pershendes gjith nenat shqipetare kudo jan..

andiboshkaj
Автор

Kto jan vargje dhe keng me qualitet.. Kete muzik dhe vargje duam akoma.. Mos te ndryshojn kenget si kan ndryshuar ne te gjithe boten.. Keto kenge na kujtojn kohet e vjetra kohe te bukura

redionaliaj
Автор

Kam nje. 1.e.gjys.pa e.par.nenen.time. sa.te.degjova.mu mpi trupi dhe syt. Me.rrodhen.lot.bravo.cuna.ju kendofta zemra dhe suksese.

shefitsharka
Автор

Pershendetje. Kenge shume e bukur. Nga Clearwater Florida 🇦🇱🇦🇱🇺🇲🇺🇲

firdesmucelli
Автор

Bravooo🎁🎁🎁🎁🎁 kjo është kenga më bukur

veratafa
Автор

Respekte per te gjitha nenat shqiptare qe jan me temir ne bot 😍😍😍respekte edhe per juve qe ini me te mirt e jugut fre Mc's . Super keng 🙌suksese

klaudiobrahaj