filmov
tv
Top Channel/“Nuk ulem në tryezë me Berishën”, Gjekmarkaj tregon se pse mungon në mbledhjet e grupit
Показать описание
Në apelin e grupit parlamentar demokrat, Agron Gjekmarkaj do jetë mungesa e parë dhe e përhershme për sa kohë Sali Berisha do jetë pjesë e tryezës.
Gjekmarkaj: Nuk kam shkuar në grup se e kam shumë të freskët ditën e 8 janarit që mund të ishte një ditë tragjike. Tani e shoh si një pushtim dhe uzurpim të PD dhe s’kam dashur që me prezencën time të legjitimoj këtë uzurpim. Unë nuk do të jem kurrë një deputet i Sali Berishës, do jem deputet i Lezhës dhe i PD në mënyrë që kjo parti të kthehet tek vlerat perëndimore dhe miqësia me SHBA.
I bindur që Partia Demokratike nuk mund t’i rikthehet vlerave perëndimore me Sali Berishën në krye të saj, mbështet rezistencën e Enkelejd Alibeaj.
Gjekmarkaj: Të duket ndonjëherë sikur PD ra sikur Kabuli, erdhën talebanët për ta marrë, Basha iku si Ashraf Ghani dhe ata e morën pushtetin. Alibeaj nuk është polic, as gardist, është politikan dhe në klimën kur kërkon bashkëpunim do i dëgjosh edhe kur të tjerët sillen si pushtues.
Por, ata që ish nënkryetari demokrat i quan pushtues, kanë vendosur të mos e njohin më Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi.
Gjekmarkaj: Sot PD ka një kryetar grupi parlamentar që ka shumicën e grupit. Kreu i grupit nuk shkarkohet me vullnet hyjnor por me vullnet të anëtarëve të grupit.
Agron Gjekmarkaj nuk pajtohet me realitetin e ri në Partinë Demokratike ndërsa distancohet nga sulmet që Sali Berisha ka nisur ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#AgronGjekmarkaj#SaliBerisha#TopChannelNews

Комментарии