Top News - Mos udhëtoni në Turqi! / Izraeli paralajmëron shtetasit: Kërcënime nga Irani

preview_player
Показать описание
Izraeli ka paralajmëruar shtetasit e tij që të mos udhëtojnë drejt Turqisë, duke cituar kërcënimet iraniane për hakmarrje, për shkak të vrasjes së një koloneli të Gardës Revolucionare Islamike javën e kaluar. Teherani fajëson Izraelin për vrasjen e kolonelit, Hassan Sayad Khodai, i cili është qëlluar për vdekje në makinën e tij nga dy njerëz me motoçikleta, si dhe është zotuar për hakmarrje.
Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Izrael, ka thënë përmes një deklarate se Teherani mund të synojë që të lëndojë izraelitët në Turqi, ndaj e ka shpallur këtë shtet “me rrezik të lartë”. Turqia është destinacion i famshëm për izraelitët dhe dy shtetet janë duke tentuar që të përmirësojnë marrëdhëniet pas më shumë se një dekade të tensionuar. Izraeli ka akuzuar Khodain për organizimin e sulmeve kundër izraelitëve në gjithë botën. Zyra e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett, e cila mbikëqyr agjencinë e inteligjencës Mossad, nuk ka komentuar vrasjen në Teheran, mirëpo ka thënë se Irani do të paguante “çmim të lartë” nëse sulmon izraelitët.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Izraeli#Paralajmerimi#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

HAJRLI COFT PASKA MA PLOS IRANI ME JAHUDIT.

aleksandarlimani
Автор

Dhunen un nu e perkrahu kurr se jahudit jon fajtor xhuth

xhafamuja
Автор

po izraeli shtet, pore ibrone jerezit e saj brsvo, izrael, por jo filma me iranin, se 1 sulen u ka, se jan hall i math

vloradinamo