“I kishte nje dale koker ne shpine”, Flutura Açka tregon momentin e dhimbshem kur humbi te birin

preview_player
Показать описание
E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Flutura Açka, një nga ato gra që me dinjitet mund të përfaqësojnë pa frikë në çdo kohë intelektualen shqiptare. Ajo është një shkrimtare, origjinale dhe me një penë të admirueshme, është një grua e fortë që përkthen në rreshta çdo ndjesi dhe perceptim, deri në dhimbjen më të madhe, si ajo e humbjes së një fëmije. Dhimbje të cilën fatkeqësisht e preku para tre vitesh dhe sot e përgjithmonë e ka nën lëkurë si forcën më të madhe dhe si mesazhin më të rëndësishëm që jeta i ka dhënë në një formë jo të lehtë, me të cilën është vështirë të bashkëjetohet.
Shkrimtarja ka ndarë me publikun momentin e saj më të dhimbshëm, atë të humbjes së djalit, si e zbuloi sëmundjen e tij dhe si arriti që ta përballojë një tragjedi të tillë.
Mirela Milori: Vjen një moment shumë i vështirë, çfarë ndodhi me Jerin, me juve, pse iku?
Flutura Açka: Ishte Dhjetori i vitit 2016, ku unë i prisja të vinin në Shqipëri sepse në atë kohë presidenti i Republikës më akordoi një titull “Mjeshtri i Madh” dhe më njoftuan që do bëhet ceremonia në këtë datë. I prisja babë e bir të vinin në Shqipëri dhe me merr në telefon atë ditë që do i dilja në aeroport im shoq dhe më thotë që ne nuk vijmë dot sepse duhet të shkojmë në spital.
U trondita, i thashë pse, e tha që i ka dalë një kokër djalit në shpinë. Atë ditë që kam marrë çmimin unë kam qenë një gjë e zbehtë, një gjë pa ngjyrë sepse kishte filluar trembja e nënës. Më pas edhe ambasadorja e Holandës bëri një mbrëmje, erdhi afër dhe më tha “po sa djalë i mençur. Ky do jetë një ambasador i ardhshëm i kulturës shqiptare, sa mirë më vjen moj Flutur sepse di dhe shqip, anglisht dhe holandisht. Çfarë djali të mirë paske, mua mu thye diçka në shpirt kur më tha këtë ambasadoresha.
Iku ky moment, u nisëm për në Holandë në fillim të Janarit, pastaj filloi ferri. Disa muaj kemi jetuar edhe me atë ndjesinë që ia hodhëm, por nuk ia kishim hedhur. Shpresa deri në momentin e fundit vazhdonte të mbinte në plagën time deri në 5 Maj të vitit 2018, 18 ditë, 18 orë para se të mbushte 18 vjeç. Në fund të Marsit, doktorët i ndërprenë ilaçet dhe nuk kishte më kuptim asnjë gjë. Kanë qenë javë të çuditshme, javë ku tim biri i është dashur të më mbajë mua, të më mësonte që të kuptoja që do të vinte një ditë që ai nuk do të ishte dhe unë duhet të isha e përgatitur për atë ditë. Ka qenë universitet më vete, unë s’kam ditur asnjë gjë sepse njeriu para dhimbjes njeriu është tjetër njeri dhe aty e kam kuptuar se çfarë është jeta.
Kur ju më thoni deputete, unë nuk kam asnjë ambicie për asnjë gjë, përveç ambicies së mirë për të bërë diçka. Nuk kam asnjë interes, as paraja, asnjë gjë, e kam arritur fundin, atë kuadratin që mund të jetë ngopja e njeriut, s’kam nevojë më për asnjë gjë, sepse gjënë më të çmuar nuk e kam më.

#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Zoti te shtoftë forcë !Ju kam ndjekur vazhdimisht në emisjonet tv .por kte rrëfim tuajin jam ngujua para tv .Je nje zonjë vertetë e madhe, e zgjuar dhe dhe me shumë vlera .Ju pergezoj dhe te uroj suksese në misjonin tuaj .

gjystekelaj
Автор

Zoti ta letesofte dhimbjen e djali qofte i xhenetit 😢😢🤲🤲

Enke.
Автор

Çfar dhimbje e madhe, 🥲🥲🥲🥲🥲o lehtësoja dhimbjen prindërve, i xhenetit qoft ëngjëlli JUAJ zonja Flutura! Ku ka fjal që të ngushëlloj për humbjen e fëmijës🥲🥲🥲. Ngushëllime!

Mythoughts
Автор

O cfare dhimbje vetem mendimi i humbjes se femijes eshte i tmerrshem leje pastaj humbja, kjo mos i ndodhte askujt. Zoti te dhente force e dashur!

denisa
Автор

Zoti t'a letsofte ket dhimbje te madhe e mos e provoft e njeri tek fmia djali qofte i xhenetit😭🙏

skanadhurata
Автор

Duket qe ka jetuar hijshem biri yt dhe me mision! Flutura Açka nje zonje e vertet kur thjeshtesia rrjedh nga fisnkeria dhe talenti i madh! Do e marr librin patjeter!

eran
Автор

Zoti ju dhont force saber ishalla .se dhimja e evladit esht e paperballueshme .per men der sa ti shkoj afer .zot mos na sprovo te femijet.cdo nen i lant per mrapa evladet.se per ta marim frym .🙏🙏🤗

hamidehoxha
Автор

Shumë e dhimbshme 😢 nuk ka fjalë për të ngushëlluar zemrën e një nënë që ka humbur fëmijën 🥺

leda.t
Автор

Nuk gjinden fjale per nenen kur nje pjese e saj nuk jeton zoti ishalla e ndihmon me perballu dhimbjen e cdo dite 😪😪😪😪

gentagena
Автор

Oh moj Flutura, zoti te dhashte force.ti je nje zonje e vertete.

lumehoxha
Автор

Ju admiroj shume zonja Flutura Acka
Jeni nje zonje e hekurt

annaduro
Автор

allahu të kishte beku me djalin po ai ka qenë njeri i mirë si deni imë dhe njerzit e mirë zoti i do afër vetes ti je e zgjutë se të gjithë atje do shkojmë mojë e mira e bukura mentarja flutur njerzitsi ty janë të rrallë përqafime nga nji zonjë pa fmi

tanabeu
Автор

O cfar dhimbie, ah Nena Nena sa e fort eshte gjithmon ne cdo veshtiresi qe e perballon jeta., e kalon me dhimbie lot e shpresa. Njerzit e mir gjithmon Kini shpejt.Zoti ta lehtesoi kete dhimbie por dhimbia x femijet nk kalon kurre. 🙏🙏🙏🙏🙏🙏🤗🤗💥

gazmirehoxhaj
Автор

Je nje grua shembell perendija te bekoft qoft ne kujtimin e peredis😥😥🙏🙏🙏🙏

saniesulollari
Автор

Me hidhet zemra nga vendi kur e degjoj

Eladhapouagapo
Автор

ZOTI TA LETESOFT ZOJNE I QUITO DHEU I LET NKU ESHT E LET POR ZOTI TE DHET FORC 😢😢😢🙏🙏🙏

kreshnikehodaj
Автор

NENE! The Kuptoj!
Por ate we nuk kuptoj eshte se cfare do kjo NE politike kur eshte shkrimtare!

sofikakokamemushaj
Автор

Ju lutem kush me thot perse ish ne shkoll ne Holland djali??? Atje jetonte flutura .me vjen shum po' shum keq u mpreft ne paqe biri yt❤️

lizaajdinaj
Автор

Jeta eshte gjithcka, por duhet te zbatosh porosite e ZOTIT.

serafinskenderi