Klan News - SPAK: Më shumë pasuri të bllokuara, ulen denoncimet

preview_player
Показать описание
Rreth 59.7% është rritur vlera totale e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga ana e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024 në krahasim me 2023-in. Këto të dhëna janë bërë publike në raportin vjetor të SPAK të dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Gjatë 2024 Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dhe konfiskuar rreth 65.5 milionë Euro pasuri.

Për sa i përket luftes kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme është duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitit 2024, rezultojnë të jenë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjykim, që përfaqëson 52.9% të rasteve.

Gjatë vitit të shkuar u regjistruan nga SPAK 65 hetime, kryesisht edhe pse krahasuar me vitin 2023, vihet re një rënie në masën rreth 7.1%.

Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar sqaron në dokumetat dorëzuar Kuvendit se, lufta kundër krimit të organizuar gjatë 2024 ka pasur një rritje me rreth 18.8% të regjistrimeve të këtyre procedimeve penale, po kështu rritje ka pasur me 21.6 për qind edhe numri i personave nën hetim.

Edhe në këtë raport të dorëzuar në duart e ligjvënësve, SPAK shpreh shqetësimin që institucionet publike kanë një numër shumë të ulët të referimeve që kanë dorëzuar në këtë prokurori.

Hetimet të nisura nga denoncimet e bëra nga institucionet publike janë në masën 15.1% të totalit të referimeve të dërguara pranë SPAK nga të gjitha subjektet publike dhe private.

Është për t'u theksuar se, referimet e ardhura nga Policia e Shtetit, krahasuar me vitin 2023, kanë shënuar një rënie me 53.8%.

Klan News

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме
welcome to shbcf.ru