Top Channel/ “Bomba e motit”, stuhia monstër i afrohet SHBA-së: Do goditen miliona vetë!

preview_player
Показать описание
Gati 55 milionë amerikanë në lindje të Shteteve të Bashkuara kërcënohen nga një stuhi e dhunshme dimërore, e cila do të kombinojë reshjet e dendura të borës dhe erëra të acarta duke nisur nga Charlotte në Uashington, në Nju Jork e Boston në orët e ardhshme. Rajone të tëra do të përballen me këtë “bombë të motit”, thonë mediat vendase. Disa guvernatorë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme e i kanë bërë thirrje qytetareve t`i qëndrojnë larg rrugëve. Po kështu, po lëshohen paralajmërime për përmbytje në zonat bregdetare, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e rënies së linjave të komunikimit.

Mijëra fluturime tashmë janë anuluar tashmë për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike. Shërbimi kombëtar i metereologjisë parashikon se prej borës dhe erërave të fuqishme, udhëtimi në disa zona do të jetë gati i pamundur. Në Neë England, thotë ai, do të kemi një stuhi dimërore historike. Reshje të mëdha bore parashikohen në një pjesë të Neë Hampshire në Maine, and Long Island në Neë York—ku mendohet se mund të bien 30 deri në 60 centimetra borë. Për shkak të stuhisë masive që po afrohet, Neë Yorku, Neë Jersye, Marylandi, Virginia dhe Karolina e Veriut kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshmë, teksa ekspertët flasin për një “bombogjenezë”, që do të thotë se ajri i ftohtë pritet të bashkohet me ajrin më të ngrohtë nga deti, cka do të cojë drejt një rënieje të menjëhershme të presionit atmosferik, duke shkaktuar për rrjedhojë një të ashtëquajtur “ciklon-bombë”.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#SHBA#Storm#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Vend i mallkuar nga Zoti per te gjitha te keqijat qe ka bere dhe po ju ben popujve

albosrike
Автор

Jan ciklon se bashkohet ajri i ftoht bashkohet me ajer te ngroht dhe shkaktohet ky ciklon i fort

florikumllaku
Автор

E mira esht si u rikthy i ftofti se po vazhdonte i nxeti ka pas pasoja te medha

prizren
Автор

fundi botes keto jane profecit e bibles

jesusislord