Klan News - I riu merret peng dhe dhunohet në Tiranë

preview_player
Показать описание
Një 22-vjeçar është marrë peng nga 3 persona në kryeqytet. Ngjarja ndodhi pasditen e të enjtes, kur i riu u mor me forcë në një lokal në zonën e Shkozës dhe u dërgua në zonën e Shëngjergjit. 22-vjeçari është dhunuar për disa minuta dhe më pas është lënë i lirë.

Kanë qenë klientë të lokalit ku u mor me dhunë i riu, të cilët lajmëruan policinë. Këta të fundit shkuan në zonën e Shëngjergjit, ku dhe arrestuan tre pengmarrësit. Ata janë dy vëllezërit Arjan dhe Agim Çullhaj, si dhe Erind Kullolli.

Pas deklarimeve në polici, ndaj tyre u ngrit akuza e heqjes së paligjshme të lirisë të kryer në bashkëpunim. Tre të arrestuarit kanë pranuar para oficerëve të policisë se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar të riun.

Policia dyshon se 22-vjeçari është rrahur për shkak se ka pasur lidhje me vajzën e njërit prej tyre. Familja e vajzës e cila është e mitur nuk ka qenë dakord për lidhjen me të riun, dhe për këtë arsye kanë ndërmarrë pengmarrjen.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме