Zoti është bariu im - Psalmi 23

preview_player
Показать описание
Muzka: Autor i panjohur
Tekst: Bibla Psalmi 23
Orkestrimi: Lavdërim Misini

Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë.
Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin.
Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij.
Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.
Ti shtron para meje tryezën në prani të armiqve të mi; ti vajos kokën time me vaj; kupa ime po derdhet.
Me siguri pasuri dhe mirësi do të më shoqërojnë në gjithë ditët e jetës ime; dhe unë do të banoj në shtëpinë e Zotit ditë të gjata.
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Zoti është bariu im ✝️ 🛐💟 mëçon në shtigjet e drejtësis e te lumturis!!!
Jezus të dua, të adhuroj, sakrificat e tua nuk i harrojNë emrin tënd
Lutem, e përngjunjur , e përulur, , , 🤍🤍🤍🤍🤍🤍🤍🤍🤍❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤🛐🛐🛐🛐🛐🛐🛐🛐🛐🛐🛐🛐✍️

XhuliRoshi
Автор

Vetëm ZOTI ebën atë punë Amin Amin Amin 👍💟♥️♥️♥️

bexhetz