Kush e ndërton kullën e re 100 mln euro në Tiranë, danezët listojnë si klient kompaninë shqiptare

preview_player
Показать описание
Kulla e “Tirana Multifunctional Center” e projektuar nga studio daneze Cebra do të ndërtohet nga kompania shqiptare, “Nova Construction 2012”. Danezët e listojnë këtë kompani si klienti që ka porositur projektin.

“Ky projekt promovon identitetin, historinë dhe trashëgiminë kulturore të Tiranës dhe Shqipërisë. Mezi presim që të nisë nga zbatimi. Klienti: Nova Construction 2012”, thuhet nga studio daneze.

Kulla e re e vendosur në lulishten pas Pallatit të Kulturës do të jetë 185 metra dhe 47 kate, duke u shndërruar në ndërtesën më të lartë në Shqipëri.

Nga të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Nova Construction rezulton e themeluar në dhjetor të 2012-s me objekt ndërtimin e godinave një dhe shumëkatëshe.

Pronarët e kompanisë janë Ilir dhe Kujtim Shtufi me 91 dhe 9 për qind të aksioneve.

Në faqen zyrtare, kjo kompani liston një sërë ndërtimesh shumëkatëshe në Tiranë, përfshirë këtu “White Tower” në Komunën e Parisit dhe “Tirana Garden Building” në Rrugën e Kavajës, e ndërtuar mbi vendin ku ndodhej ish-Muzeu i Natyrës.

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Nuk duhet te ndertohet me ne tirane, pa u sqaruar kush i nderton keto kulla, me cfare lekesh, cfare funksioni do kene keto kulla? Do rrine bosh, atehere eshte larje lekesh. Tirana ka aq shume ambjente per zyra, Kush punon ne tirane ne te gjitha kullat. Duhen shkolla, spitale, qendra kulture per te gjitha moshat, qendra te zhvillimit profesional, punishte etj

alpinhabazaj
Автор

Te ndertohet pse jo problem
Esh na vin leket apo te zhvillohet vendi

TotaOna-mc
Автор

Krejt thojne me parate e droges po i ndertojne kullat. Jo shoku nuk jane paret e droges po parate shqiptareve te cilat i ka vjedh pushteti Rama. Parate per zhvillim ekonomik po i perdorin me ndertu kulla

libertyliberty