filmov
tv
Namik Dokle pritet te jape doreheqjen nga kryetar i Kuvendit - (27 Prill 2002)
Показать описание
Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Kryetari i Parlamentit Namik Dokle, do të paraqesë të hënën dorëheqjen përpara deputetëve, të cilët e kanë zgjedhur atë në këtë post. Ai deklaroi sot për TV Klan, se nuk do të bëjë asnjë koment deri në seancën e së hënës, ku ai do të bëjë publik qëndrimin e tij përfundimtar.
Megjithatë, burime të besuar pranë kreut të Kuvendit, deklaruan sot, se deri në këto momente dorëheqja e zotit Dokle është e parevokueshme. Atë nuk kanë mundur ta bindin as krerët socialistë, dje në mbledhjen e kryesisë, për më shumë se 5 orë. Drejtuesit e mazhorancës janë përpjekur ta shmangin me çdo mënyrë dorëheqjen e Dokles, pasi sipas tyre një gjë e tillë ndikon mjaft negativisht në bazë.
Ndërsa gjatë ditës së sotme, kryeparlamentari Dokle ka qëndruar për orë të tëra në zyrën e tij pa pasur ndonjë vizitorë. Ai është shkëputur për të shkuar në Presidencë, ku ka biseduar për gjysmë ore me Presidentin Mejdani. Më pas është kthyer sërish në zyrën e tij në kryesinë e Kuvendit.
Namik Dokle ka deklaruar se do të japë dorëheqjen, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e quajti anti-kushtetues vendimin e Parlamentit dhe dekretin e Presidentit, për shkarkimin e ish-kryeprokurorit Rakipi. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu, nuk ka pranuar të japë ndonjë koment për dorëheqjen e zotit Dokle.
Gazetare – Ornela Bego
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!