filmov
tv
Top News - 120 euro pagë dhe rrezikojnë jetën / Zjarrfikësit e Kosovës në kushte të mjerueshme
Показать описание
Numri i vogël i punonjësve, mos kompensimi për turnet e natës dhe orët jashtë orarit, mos kompensimi për rrezikshmërinë gjatë punës, etj, vazhdojnë të jenë disa nga problemet me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit në Kosovë. Nga Sindikata e Zjarrfikësve thonë se me pagën prej 120 eurosh, zjarrfikësit nuk mund të mbulojnë as shpenzimet personale. Kryetari i sindikatës, Muharrem Beka, thotë se gjendja në të cilën është shërbimi i zjarrfikësve, nuk duhet të lejohet nga shteti.
Beka: Gjendje e mjerueshme e zjarrfikësve, nuk i konvenon as shtetit
......Ne jemi të befasuar me qëndrimin indiferent të institucioneve karshi shërbimit të zjarrfikësve po edhe problemeve në veçanti të cilat janë grumbulluar, dhe institucionet janë të obliguara t’i zgjidhin... Zjarrfikësit as sot nuk kompensohen për ndërrimet e natës për festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit. Siç thash, rasti i mobilizimit në veri ende nuk janë kompensuar... Kjo gjendje nuk i konvenon askujt, as zjarrfikësve, as qytetarëve, as shtetit. Ky shërbim kjo forcë për mbrojtje në shpëtim është e brishtë, është një numër jashtëzakonisht i vogël në nivel vendi”, Edhe komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Mitrovicës, Tahir Mikullovci, thotë se shqetësimi më i madh është mungesa e personelit.
Mikullovci: Kemi mungesë të zjarrfikësve
“Është fakt se kemi mungesë të stafit të zjarrfikësve, por i kemi ndaluar pothuajse të gjitha pushimet vjetore në këtë sezon të pjesëtarëve të Njësisë Zjarrfikëse... Numri i zjarrfikësve është 32, dhe ky është problemi më i madh jo vetëm në Mitrovicë, por në krejt Kosovën, sepse në bazë të ligjit për mbrojtjen e zjarrit duhet që në çdo 1 mijë e 500 banorë të ketë një zjarrfikës.
Abdusamed Shkodra, një zjarrfikës, thotë se shteti nuk po bën asgjë për ta.
Shkodra: Zjarrfikësit marrin pagë 120 euro, është e pamjaftueshme
... Zjarrfikësit tashmë marrin pagë 120 euro aty diku, nëse konsiderojmë se a është i mjaftueshëm koeficienti aty ku kemi dëshiruar ne”
Kryetari i sindikatës paralajmëron se kjo është thirrja e fundit për qeverinë dhe institucionet për përmbushjen e kërkesave të tyre.
Beka: Zjarrfikësit të diskriminuar, po kërkojmë përgjigje
“Gjendja që nuk është duke marrë askush me neve jemi mbet në mëshirën e askujt mirëpo zjarrfikësit e kanë humb durimin, i jemi drejtuar Qeverisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Zjarrfikësit#Kosovë