filmov
tv
Top Channel/ Blinken e “zbuti”, habit Biden: “Xi Jinping dictator”! Reagon Kina!
Показать описание
Anthony Blinken i uli ndjeshëm tonet me Kinën gjatë vizitës zyrtare në Pekin dy ditë më parë, ku nënshkroi marrëveshje dypalëshe e pohoi se SHBA-ja nuk kërkon shkëputjen e Tajvanit. Por ndryshe nga ministri i tij i jashtëm, presidenti Joe Biden e fshikulloi ashpër kreun e shtetit kinez, Xi Jinping, duke e etiketuar si “diktator”. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, e cila i quajti komentet e Bidenit “qesharake”.
Deklaratat e palës amerikane janë krejtësisht të papërgjegjshme, ato cenojnë rëndë faktet bazike, protokollin diplomatik dhe dinjitetin politik të Kinës. Ne i konsiderojmë një provokim të hapur politik.
Në një mbledhje fondesh mbrëmjen e së martës, Biden u shpreh se presidenti kinez ishte vënë në siklet për incidentin e balonës kineze të cilësuar nga amerikanët si mjet spiunazhi.
“Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë, për sa i përket rrëzimit të asaj balone me dy kuti plot me pajisje spiunazhi brenda, ishte se ai nuk e dinte se ajo ishte aty. Ky është një siklet i madh për diktatorët. Kur ata nuk e dinë se çfarë ka ndodhur”, su shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë. Vizita e Blinkenit në Pekin – e para nga një diplomat i lartë amerikan në pothuajse pesë vjet – rinisi praktikisht komunikimin e nivelit të lartë mes dy vendeve, ndërsa synonte zbutjen e tensioneve mes dy superfuqive të botës.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#AnthonyBlinken#China#TopChannelNews

Комментарии