Policia Rrugore e Korçës vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor

preview_player
Показать описание
Kontrollet, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur.

Gjithashtu kanë vijuar kontrollet në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve.

Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban u arrestua në flagrancë 1 shtetas për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe u referuan materialet në Prokurori për 2 shtetas të tjerë.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 784 drejtues mjetesh📝

Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 312 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë.

25 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 127 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 166 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 5 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 146 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘
Рекомендации по теме