Zyrtarizohet “Open Balkan”, levizje e lire nga 2023 |Lajme-News

preview_player
Показать описание
Nisma e iniciuar dhe e njohur deri më tani si Shengeni Ballkanik, është zyrtarizuar këtë të enjte në Shkup me emrin Ballkani i Hapur përmes nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes Kryeministrit shqiptar Edi Rama, atij maqedonas Zoran Zaev dhe Presidenti të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Kjo iniciativë parashikon qe nga 1 Janari i 2023 lëvizja e qytetarëve dhe mallrave në hapësirën doganore mes këtyre 3 shteteve të mos ketë asnjë barrierë, si dhe garantimi i lejeve të punësimit për qytetarët që do zgjedhin të punojnë në këtë hapësirë.
Por të tre liderit ballkanas në mënyrë kategorike thotë se kjo nismë është e hapur të zgjerohet me cilindo vend tjetër të Ballkanit Perëndimore që dëshiron t’i bashkohet kurdo që ai do të vendosë.
“Në 1 Janar të 2023 do të kemi mes vendeve tona zero pritje në kufi. Të tjerët janë të mirë se ardhur të vijnë dhe të na bashkangjiten. Dhe boll me këtë na ftuan, s’na ftuan. Ishin në Tiranë të 6 vendet për të diuskutuar dhe aty diferenca ishte e qartë, disa duan, disa s’duan. Nuk ka problem. Autostradat, hekurudhat, levizja e lirë e mallrave mbase nuk sjellin demokracinë, por demokraci dhe liri pa këto është shumë e vështirë ta kesh”.
Kryeministri Rama si në çdo takim të këtij formati përsërit se sa e rëndësishme është që mos të qëndrojnë peng i të shkuarës, por dhe BE, por të ecet përpara për mirëqenien e qytetarëve të këtij rajoni.
Edhe Presidenti serb i cili mbështet pa asnjë koment çdo deklaratë të Kryeministrit shqiptar, mendon se e ardhmja e këtij rajoni varet nga vendimmarrjet që synojnë vetëm bashkëpunimin, e këtu kujton takimin e parë në Beograd me Ramën në Nëntorin e 2014.
Kur Rama u pyet për të folur për burokracitë e unionit europian, me humor Vuçiçi nxitoi të thoshte që çdo qëndrim i Ramës do të kishte mbështetjen e tij. Por batuta e Kryeministrit shqiptar që i erdhi si pergjigje, e detyroi Vucçiçin mos të vijonte më shakanë e tij.
Presidenti Vuçiç: Të dashur miq, unë nuk e di si do të përgjigjet Edi, por çfarëdo që të thotë 100%, çdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%.
Kryeministri Rama: Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë.
E pikërisht me kundërshtarët e kësaj nisme, që kryesisht lidhen me mospjesëmarrjen e Kosoves, Rama e ka një përgjigje: “Kush thotë që kjo është nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë për të rikompensuar Jugosllavinë dhe për t’i dhënë hegjemoninë Serbisë e do vijë të na marri çfarë kemi, jeton në një botë paralele, e dyta jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve dhe e treta harron se po të nisemi kështu duhet të themi që dhe BE është një Jugosllavi e madhe. Nëse BE është Jugosllavi e madhe, atëherë po kjo është një Jugosllavi e vogël. Por në fakt jo”.
Tre liderit kanë rënë dakord që brenda këtij viti të kenë 2 takime të tjera mes tyre, një në Beograd dhe një në Tiranë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Prej sodit Ramoviqi u tregu qe esht pro serb e kunder kosoves Ramoviq kjo nuk dot pin uj te shqiptart harrojeee ket

imerifitim
Автор

Ram te gjykohet per trafheti kombetare

ferizferiz
Автор

Do ishte e kollaj te fare, Serbia njeh Kosoven si shtet i pavarur, behet referendum per BASHKIM me Shqiperine dhe Kosoven dhe pastaj behet minishengen bashke me serbin. Fol me mikun tend Vucic magari i pelqen idea.

perparimcoraj
Автор

Shume mire popujt duan bashkpunim dhe jo urejtje 👏👏👏

kicobuta
Автор

Bravo ju lumte levizim te Lire si Europa

tiktak
join shbcf.ru