Arrestohet vrasesi i Mario Majollarit | ABC News

preview_player
Показать описание
40-vjeçari Kastriot Gjuzi, i shpallur në kërkim për vrasjen e Mario Majollarit më 10 Prill, u prangos të mërkurën në mbrëmje nga policia e Kosovës.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Policia e Shtetit, duke sqaruar se Kastriot Gjuzi u arrestua duke kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria për të hyrë në Kosovë.

40-vjeçari tentoi të kalojë në këmbë fare pranë pikës së kalimit kufitar të Vermicës, por u pikas nga rojet e Doganës. Ai u ndalua dhe gjatë kontrollit iu gjet karta e tij e identitetit. Kjo bëri të mundur edhe ndalimin e tij të menjëhershëm.

Gjuzi nuk bëri rezistencë në momentin e prangosjes, ndërsa nuk dihen ende personat që i kishin dhënë garanci për ta pritur përtej kurfirit.

Nga ana tjerër, policia e Kosovës thekson se ka ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme ligjore dhe ua dorëzoi këtë shtetas autoriteteve policore shqiptare. 

Mëngjesin e së enjtes, autori i dyshuar i vrasjes së Mario Majollarit, u dërgua në masa të rrepta sigurie drejt drejtorisë së Policisë së Tiranës, pasi që në 11 prill rezulton në kërkim nga policia.

Рекомендации по теме