Futbolli i femrave, Grejs dhe Delma të dashuruara me sportin ‘’burrëror’’

preview_player
Показать описание
- - -
A2 CNN është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.

Gjinia femërore gjithnjë e më shumë po thyen “mitin” e identifikimit të futbollit me gjininë mashkullore. Grejs 15-vjeçe dhe Delma 17-vjeçe, prej vitesh ushtrohen në futboll me skuadrën durrsake, dhe premtojnë një të ardhme në nivele profesionale.
Grejsi rrëfen dhe sfidat me familjen dhe shoqërinë për t’i bindur se kjo ishte ajo që dëshironte të bënte në jetë.
“Më është dashur kohë t’ i bindë, sepse më thoshin që është sport për meshkuj, por mendoj se tashmë i kam bindur se mund t’ ia dal”, thotë për A2 Grejs Kananaj. Ndërsa Delma synon tregun europian për të arritur pse jo majat një ditë me futbollin.
“Është shumë e vështirë të vendosesh se jam mirë edhe në shkollë dhe po i vazhdoj paralelisht, por ku ka më mirë që ta kthesh pasionin në punë. Objektivat janë të qarta, të arrij Europën. Kam idhull Martën, që arrit çdo gjë me Barcelonën”, shprehet Delma Muça.
Të dyja vajzat tashmë janë përzgjedhur nga ekipet zinxhirë të kombëtares për të furnizuar ekipin përfaqësues në nivele ndërkombëtare.
Për trajnerin e tyre Albano Doraci, interesi që edhe vajzat t’i bashkohen futbollit është rritur ndjeshëm, duke thyer tabutë e shoqërisë sonë, ende në tranzicion.
“Kujtoj para 6 viteve që ishte shumë vështirë për të afruar vajza këtu te Teuta, por hap pas hapi diçka ka ndryshuar edhe në mentalitet është sport si gjithë të tjerët, në Europë nuk ka më barriera”, thotë ai.
Popullariteti i futbollit të femrave edhe në vendin tonë tashmë është rritur duke sfiduar botën mashkullore, në këtë sport por për të arritur deri këtu, futbolli i femrave duhej të bënte një luftë gati 1 shekullore për të mposhtur paragjykimet.

#A2CNN
A2 | CNN Exclusive News Channel Affiliate
Рекомендации по теме