Klan News - Fëmijët ukrainas të lindur në luftë

preview_player
Показать описание
Dy vjeçari Yevhen Stepanenko është ndër shumë fëmijët që po jeton një realitet të ri. Kur ai lindi në fillim të marsit 2022 tanket ruse goditën spitalin ndërsa agresioni në shkallë të plotë i Moskës përfshiu vendin.

Nëna e tij, Liudmyla Rodchenko thotë po përpiqen të ringrihen edhe pse vazhdimisht fluturojnë dronë dhe raketa mbi qytete.

“Ai është një hero i vërtetë, hero i vogël. Ai ishte vetëm tre ditësh kur kaloi një udhëtim kaq të vështirë, ishte i mbështjellë me batanije, nuk mund t'i shihje as fytyrën. Ai kaloi të ftohtë dhe ngrica”.

Ukrainasit ndërkohë po ndërtojnë bizneset mes alarmeve të shpeshta për sulme ajrore. Rodchenko, nënë e tre fëmijëve të tjerë kërkon një të ardhme të mirë për vogëlushët e saj.

“Po përpiqem të sigurohem që ai të ketë një fëmijëri normale, duke mos e përqendruar vëmendjen e tij te sirenat e sulmit ajror. Por kur marr njoftimin për sulmin ajror në telefonin tim, ai më thotë: "Mami, kam frikë, kam frikë”.

Ajo, si shumë ukrainas të tjerë, ka frikë se luftimet do të zgjasin me vite dhe mungesa e burimeve financiare e bënë të vështirë lëvizjen jashtë vendit.

“Nuk mund ta imagjinoja kurrë që edhe fëmijët e mi do të kalojnë luftën. Është shumë e vështirë, sidomos sepse unë nuk shoh ndonjë përparim dhe nëse do të ketë një fund të tij në një moment”.

 “Unë dua që fëmijët e mi të kenë një të ardhme të ndritur. Çfarë lloj edukimi është ky që ata marrin tani? Ata thjesht vijnë në shkollë dhe duhet të shkojnë direkt në bodrum”.

Miliona njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe kthimi i tyre mbetet i pasigurt.

Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме