Veliaj: Bonus familjeve deri në dorëzimin e banesave

preview_player
Показать описание
Bashkia e Tiranës fal gjobat e familjeve të prekura nga tërmeti i 2019 që bënë riparime të paligjshme. Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku foli dhe për bonusin e qirasë.
Erion Veliaj: Do vazhdojë bonusi i qerasë deri ditën që do të merren çelësat e shtëpisë së re. Siç ishte rasti i Vaqarrit, 20 familje merrnin bonusin e qerasë, por ditën që hynë në shtëpinë e re, atëherë shkëputet automatikisht bonusi i qerasë sepse ke tashmë një shtëpi. Ne kemi falur 980 gjoba që kanë qenë masa administrative për ndërtimet pas tërmetit.
Një vendim tjetër i rëndësishëm sipas Veliajt është edhe krijimi i një tregu të madh agroushqimor në kryeqytet, që do të thyejë monopolin e tregut aktual.

Erion Veliaj: Kemi pasur 2 skuadra tonat. Njëra edhe në Bologna edhe në Verona për të parë konceptin e tregut të shumicës. Ky vendim thyen monopolin e tregut të fruta- perimeve në Tiranë. Ne sot kemi vetëm një treg privat në zonën e Kasharit. Tregu publik duhet të jetë komplet në anën tjetër të qytetit që i shërben gjithë luginës së Erzenit edhe to të vendoset në zonën e Farkës shumë pranë autostradës, midis Teg dhe fushës së helikopterëve.

Ndër të tjera kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se 2021 do të mbahet mend si viti i shkollave, me ndërtimin e 14 të tillave, punë e cila do vijojë dhe në 2022.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме
join shbcf.ru