Ora News - AKEP urdhëron mbylljen e adresave që ofrojnë baste on-line

preview_player
Показать описание
#oranews
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike ka urdhëruar kompanitë që ofrojnë shërbim interneti në Shqipëri të mbyllin 476 website që ofrojnë lojëra fati on-line. Por, numri i lartë i kompanive që operon në mbarë botën e bën të pamundur mbylljen e aksesit përfundimtar. Ndërkohë që policia ka proçeduar 2 persona për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit në vend.

Mbyllja e pikave të basteve dhe të kazinove është shoqëruar dhe me verifikimin e faqeve onlinë që ofronin këto shërbime kundrejt pagesave. Në total janë evidentuar 476 ëebsite, të cilat aksesohen përmes internetit dhe në Shqipëri. Për këto autoriteti i mbikëqyrjes së lojrave të fatit ka paraqitur pranë AKEP një listë të plotë duke kërkuar bllokimin.

"Çdo sipërmarrës pas marrjes së njoftimit nga AKEP, është i detyruar të veprojë menjëherë për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme, si dhe të njoftojë AKEP-in për mbylljen e aksesit të tyre".

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka urdhëruar kompanitë e shërbimit të internetit të bllokojnë menjëherë adresat e kompanive që ofrojnë lojëra fati dhe baste online.

Megjithatë, bllokimi i të gjithë faqeve do të jetë i vështirë, për shkak se numri i kompanive në mbarë botën është tepër i lartë. Ndërsa aksesi në to mund të realizohet përmes kërkimit në google.

Paralelisht me këtë në Shqipëri ka nisur verifikimi i subjekteve që organizojnë baste dhe lojëra të fatit. Vetëm në 24 orët e fundit janë evidentuar 2 raste, një në Tiranë dhe një tjetër në Klos të Burrelit. Dy të proceduarit janë të moshës 41 dhe 25 vjeç.
Për më shumë lexoni në:
Рекомендации по теме