Koncerti “Fyelli magji” në Butrint (6 Maj 2002)

preview_player
Показать описание
Lajme Arkiva 2002

Fyelli magjik, spektakli ku ndërthuren më së miri tradita shqiptare dhe bukuria e antikitetit, është zhvilluar së fundmi në amfiteatrin e Butrintit. I organizuar për të tretin vit radhazi ky koncert, tashmë është kthyer në një traditë. Ai organizohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Parku Kombëtar Butrint dhe fondacioni Bardha.

Është viti i tretë siç ju e dini që organizohet Festivali i “Fyellit Magjik”, e veçanta e këtij koncerti është se kanë ardhur fyelltar edhe nga Kosova, ne prisnim në fakt edhe nga Turqia por fatkeqësisht nuk erdhën. Siç e shikoni Teatri është plotë dhe shpresojmë që fyelltarët të sjellin edhe disa pjesë të reja të pa luajtura më përpara.

Legjenda tregon se shtojzovallet që jetojnë në liqenin e Butrintit, kur morën vesh vdekjen e fyelltarit Pan, filluan të vajtonin me të madhe. Atëherë barinjtë që jetonin në male, filluan ti bien fyellit për nder të tij. Që nga ajo kohë shtojzovallet e Butrintit i luten barinjve t’i bien fyellin në kujtim të Panit.
Këtë vit në këtë spektakël melodishë të mrekullueshme morën pjesë fyelltarë nga të katër trevat e Shqipërisë, si edhe artistë nga Kosova.

Shkallët e amfiteatrit antik të Butrintit janë mbushur plotë e përplot nga vizitorët që kanë ndjekur këtë koncert. Kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet edhe Presidenti i Fondacionit Butrinti, Lordi Rothschild, si dhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, z. Agron Tato.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe shijoj këto melodi të mrekullueshme shqiptare”, tha në fjalën e tij Lordi Rothschild.

Butrinti ka vlera shumë të mëdha dhe ne duhet t’i bëjmë të njohura këto vlera në botë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
join shbcf.ru